{"id":11691,"date":"2020-04-13T11:18:38","date_gmt":"2020-04-13T09:18:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.easypay.al\/?p=11691"},"modified":"2020-04-13T11:18:38","modified_gmt":"2020-04-13T09:18:38","slug":"blogu-color-lives-shkruan-mbi-easypay-nen-titullin-ngjyrat-e-linda-shomo-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/easypay.al\/en\/blogu-color-lives-shkruan-mbi-easypay-nen-titullin-ngjyrat-e-linda-shomo-s\/","title":{"rendered":"Blogu Color Our Lives shkruan mbi EasyPay n\u00ebn titullin \u201cNgjyrat e Linda Shomo-s\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Blogu Color Our Lives<\/strong> ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb vajzat e sotme p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb lideret e nes\u00ebrme. Synimi kryesor? Fuqizimi i grave dhe vajzave p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs, intervistave, tregimeve dhe diskutimeve. Krijimi i nj\u00eb komuniteti q\u00eb i ndihmon femrat t\u00eb shohin pikat e tyre t\u00eb forta, t\u00eb zhvillojn\u00eb vet\u00eb-besim, t\u00eb b\u00ebhen udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb fatit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb vajzave dhe grave q\u00eb mund t\u00eb japin mb\u00ebshtetje jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebshillave, ndarjes s\u00eb eksperiencave personale\u00a0 e profesionale, por edhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb grave sip\u00ebrmarr\u00ebse q\u00eb mund t\u00eb japin ndihm\u00ebn e tyre t\u00eb \u00e7muar e konkrete.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ju ftojm\u00eb t\u00eb lexoni nj\u00eb nga shkrimet e blogut Color Our Lives: \u201cNgjyrat e Linda Shomo-s\u201d<\/p>\n<p><strong>\u201cPika kryesore \u00ebsht\u00eb ai moment magjik kur nj\u00eb ide, prirje ose sjellje shoq\u00ebrore kap\u00ebrcen nj\u00eb prag, k\u00ebshilla dhe p\u00ebrhapet si zjarri i eg\u00ebr \u201d thot\u00eb Malcolm Gladwell n\u00eb librin e tij t\u00eb famsh\u00ebm \u201cThe Tipping Point\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><em>Zonja e k\u00ebtij artikulli e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ndryshimi themelor do t\u00eb sjelli ideja e saj, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb por p\u00ebr mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse q\u00eb m\u00eb ka frym\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi isha kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kisha zbuar nj\u00eb metod\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb paguar fatura dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme online, shum\u00eb e dobishme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ku mbajtja e radh\u00ebs duket nj\u00eb mit. Kur zbulova q\u00eb pas k\u00ebsaj ideje dhe kompanie q\u00ebndronte nj\u00eb grua, \u00ebnd\u00ebrroja q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb ta takoja n\u00eb ndonj\u00eb event n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb shk\u00ebmbeja dy fjal\u00eb. Kurr\u00eb nuk e kisha imagjinuar se nj\u00eb dit\u00eb do mund ta intervistoja dhe t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebr historit\u00eb e suksesit n\u00eb blogun tim.<\/em><\/p>\n<p><em>Linda Shomo, lindur dhe rritur ne Shkod\u00ebr, mbaron me medalje t\u00eb art\u00eb gjimnazin \u201cJordan Misja\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr dhe zgjedh t\u00eb studioj informatik\u00eb (shkenca kompjuterike) n\u00eb Fakultetin e shkencave t\u00eb natyr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Pas mbarimit t\u00eb universitetit fillon pun\u00eb fillimisht n\u00eb Institutin e informatik\u00ebs, m\u00eb pas n\u00eb fondacionin Soros dhe nga viti 2000 \u00ebsht\u00eb fokusuar vet\u00ebm ne sektorin financiar. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij fokusi n\u00eb 2006 mbaron dhe nj\u00eb master MBA n\u00eb universitetin e NY, Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Duket sikur k\u00ebto vite jan\u00eb duke e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme rr\u00ebz\u00eblluese. Ndoshta eksperienca n\u00eb sektorin bankar e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr hendekun q\u00eb sistemi bankar tradicional paraqet dhe Lind\u00ebs i lind nj\u00eb ide p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pik\u00ebrisht k\u00ebto mang\u00ebsi. Njohurit\u00eb mbi aspektin financiar dhe teknologjik \u201cse \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u201d g\u00ebrshetohen m\u00eb s\u00eb miri me aft\u00ebsit\u00eb e saja \u201cse si ta b\u00ebj\u00eb\u201d dhe p\u00ebrfundon me vullnetin dhe d\u00ebshir\u00ebn \u201cdua ta b\u00ebj\u201d- sjellin n\u00eb drit\u00eb EasyPay.<\/em><\/p>\n<p>Kemi d\u00ebgjuar kaq shum\u00eb e gjat\u00eb historit\u00eb frym\u00ebzuese te Steve Jobs, Jeff Bezos, Elon Musk, Richard Branson,Bill Gates etj saq\u00eb duket sikur bota e financ\u00ebs dhe e teknologjis\u00eb u p\u00ebrket burrave. Por ja q\u00eb nj\u00eb grua si Linda n\u00eb 2006 merr p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn k\u00ebshtu edhe p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb e tjera q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb drejtojn\u00eb me sukses n\u00eb bot\u00ebn e eg\u00ebr t\u00eb financ\u00ebs dhe teknologjis\u00eb.<br \/>\n\u201cIdeja lindi mbas 8-9 vitesh pun\u00eb n\u00eb departamentin e teknologjis\u00eb dhe informacionit n\u00eb disa banka dhe institucione financiare. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs kishte lindur dhe po zhvillohej me hapa t\u00eb shpejt\u00eb M-commerce dhe pagesat me celulare nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri akoma nuk kishte nisur E-commerce (pra pagesat online), pa diskutuar pastaj p\u00ebr pagesa me celular\u00eb. Meqen\u00ebse arrita t\u00eb kuptoj nevoj\u00ebn q\u00eb kishte tregu shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjet pagesash dhe meqen\u00ebse kisha njohuri si funksiononin pagesat n\u00eb vendet e tjera, vendosa ta provoj t\u00eb nd\u00ebrtoja nj\u00eb startup q\u00eb ofronte pagesa me celular\u00eb, I cili rezultoi i suksessh\u00ebm\u201d<\/p>\n<p><em>Flasim p\u00ebr vitet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb historin\u00eb e teknologjis\u00eb. Mark Zuckerberg n\u00eb 2006 arrin q\u00eb t\u00eb transformoj platform\u00ebn e tij Facebook n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb internacionale n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ku kushdo q\u00eb konfirmonte se ishte mbi 13 vje\u00e7 mund t\u00eb krijonte nj\u00eb profil dhe arriti 2 miliard user n\u00eb 2019 (historin\u00eb tashm\u00eb e dini t\u00eb kompanis\u00eb multimilioner\u00eb Facebook Inc).\u00a0 Po ashtu n\u00eb janar t\u00eb 2006 hidhet n\u00eb treg iPhone i par\u00eb nga kompania Apple.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb Linda, kilometra larg silicon Valley, \u00ebsht\u00eb duke hedhur hapat e par\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb platforme pagesash dhe transfertash nga celulari dhe online. E para n\u00eb llojin e saj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duke sjell\u00eb jo vet\u00ebm risi por edhe kualitet. Fillimisht duke bashk\u00ebpunuar me kompanit\u00eb e m\u00ebdha si Digitalb apo kompani t\u00eb tjera private dhe shtet\u00ebrore, duke u shtrir\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe tek konsumator\u00ebt final. EasyPay \u00ebsht\u00eb fintech I par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe lider n\u00eb sh\u00ebrbimet dixhitale duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet agjent\u00ebsh prej 430 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh si dhe 36 punonj\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.easypay.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/linda-2-1024x683-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11694 aligncenter\" src=\"http:\/\/www.easypay.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/linda-2-1024x683-1-300x200.png\" alt=\"\" width=\"462\" height=\"308\" \/><\/a><\/p>\n<p>Rrug\u00ebtimi i Lind\u00ebs me EasyPay dhe teknologjis\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn duken sikur kan\u00eb ecur s\u00eb bashku dor\u00eb prej dore duke u rritur dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar \u00e7do dit\u00eb, \u00e7do vit. \u00a0Aty ku m\u00eb p\u00ebrpara nuk flitej as p\u00ebr e-commerce, arrit\u00ebm ku shum\u00eb veprime financiare dhe pagesa t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dixhitale. N\u00eb Kin\u00eb tashm\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit nuk mbajn\u00eb portofol pasi \u00e7do blerje e vog\u00ebl realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imediate. EasyPay gjithashtu ofron sh\u00ebrbime t\u00eb shumta q\u00eb shkojn\u00eb nga pagesat e faturave t\u00eb ndryshme, pagesa p\u00ebr kopshtet\/\u00e7erdhet, pages\u00eb t\u00eb gjobave, rimbushje elektronike, taksat e bashkis\u00eb, \u00e7do lloj blerje online apo transferime nga jasht\u00eb shtetit.<br \/>\nLinda ka pohuar n\u00eb evente t\u00eb ndryshme ku ka qen\u00eb e ftuar se nga nj\u00eb studim tregu kishte zbuluar se 60% e popullsis\u00eb Shqiptare nuk kishte nj\u00eb llogari bankare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7do gj\u00eb po vjen duke u dixhitalizuar dhe ndoshta shum\u00eb shpejt edhe ne do i bashkohemi per\u00ebndimit ku pagesat po b\u00ebhen gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me Apple Pay, Google Pay, Alipay apo wallet elektronik t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u00c7el\u00ebsi i suksesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb adaptimi i sh\u00ebrbimeve duke iu p\u00ebrshtatur ndryshimeve t\u00eb shpejta qe po jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, duke i shtuar vler\u00ebn kompanis\u00eb e duke leht\u00ebsuar jet\u00ebn e klient\u00ebve. Por ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb suksesshme nj\u00eb kompani t\u00eb k\u00ebsaj kategorie \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht themeluesja dhe drejtuesja e saj. Jan\u00eb ato ve\u00e7antit\u00eb q\u00eb Linda zbulon tek vetja\u00a0 dhe e kan\u00eb ndihmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim aspak \u201ceasy\u201d. K\u00ebmb\u00ebngulja, marr\u00ebdh\u00ebnia me njer\u00ebzit dhe d\u00ebshira e p\u00ebrhershme p\u00ebr te m\u00ebsuar gj\u00ebra t\u00eb reja, kan\u00eb qen\u00eb ndoshta pikat ky\u00e7e t\u00eb karakterit t\u00eb saj q\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ku \u00e7do gj\u00eb duket se nuk shkonte n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, e kan\u00eb ndihmuar t\u00eb kaloj \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi dhe t\u00eb triumfoj\u00eb. Po ashtu edhe pasioni dhe dashuria p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb.<\/em><br \/>\n<em> \u201cSikurse f\u00ebmij\u00ebt ne jet\u00ebn ton\u00eb personale, po ashtu dhe n\u00eb biznes, sidomos p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb biznesin e vet, puna \u00ebsht\u00eb si f\u00ebmija, q\u00eb sado v\u00ebshtir\u00ebsi qe ka rritja, mjafton nj\u00eb buz\u00ebqeshje dhe harron \u00e7do lodhje. N\u00eb biznes, \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb duhet ta p\u00ebrballosh, \u00ebsht\u00eb pasioni dhe dashuria mbi at\u00eb qe po b\u00ebn dhe sa shum\u00eb koh\u00eb I ke kushtuar asaj gj\u00ebje (q\u00eb nuk do doje ta \u00e7oje d\u00ebm), ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb hedhesh hapin e radh\u00ebs e t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara edhe sikur t\u00eb duket q\u00eb nuk do ngrihesh m\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u201cAty ku ka oportunitete ka dhe plot sfida, sidomos kur po implementon di\u00e7ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb treg, at\u00ebher\u00eb risku \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb I lart\u00eb. T\u00eb q\u00ebnurit fem\u00ebr n\u00eb drejtimin e nj\u00eb biznesi, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb biznes FinTech (kompani teknologjike q\u00eb hedhin n\u00eb treg produkte t\u00eb reja financiare), p\u00ebrve\u00e7 emrit Easy (Pay) nuk ka pasur asgj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb leht\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, t\u00eb jesh nj\u00eb grua n\u00eb biznes ka n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e veta (duke pasur edhe detyrime familjare) dhe rruga \u00ebsht\u00eb e mbushur plot me sakrifica t\u00eb ndryshme. Ndaj edhe Linda si \u00e7do grua I \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebj zgjedhjet e saj q\u00eb jo gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lehta. I \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb sakrifikoj koh\u00ebn e \u00e7muar me f\u00ebmij\u00ebt e saj q\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dy, si qytetar\u00eb global\u00eb, jan\u00eb transferuar me studime n\u00eb Austri dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/em><br \/>\n<em> \u201cWork-life balance do ishte k\u00ebshilla kryesore q\u00eb do I jepja vetes. Kam punuar vite t\u00eb t\u00ebra me orare shum\u00eb t\u00eb zgjatura duke harruar q\u00eb jeta ka dhe aspekte t\u00eb tjera q\u00eb duhen g\u00ebzuar. T\u00eb gjesh koh\u00eb p\u00ebr veten, ajo q\u00eb quhet \u201cMe time\u201d \u00ebsht\u00eb shume e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse t\u00eb qet\u00ebson, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektosh dhe t\u00eb marr\u00ebsh vendimet e duhura pa u nxituar.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Jeta e ka surprizuar me ato \u201cmomente magjike\u201d q\u00eb shkruan edhe Malcolm Gladwell q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb kthes\u00eb dhe ndryshim 360 grad\u00eb- nga momenti i par\u00eb kur u b\u00eb n\u00ebn\u00eb, tek hapja e kompanis\u00eb e deri tek \u201cndarja\u201d nga f\u00ebmij\u00ebt. E vler\u00ebsoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sinqeritetin e saj dhe e fal\u00ebnderoj q\u00eb nuk harron n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miksim vlerash dhe nuk mund t\u00eb futet vet\u00ebm n\u00eb korniz\u00ebn e \u201csip\u00ebrmarr\u00ebses\u201d. Linda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, nj\u00eb mike, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse dhe investitore. P\u00ebrfaq\u00ebson gjith\u00eb vlerat e gruas q\u00eb un\u00eb adhuroj dhe dua t\u00eb promovoj te \u00e7do vajz\u00eb.<br \/>\n\u201cJan\u00eb disa faza t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb reflektoj\u00eb dhe ta shoh\u00eb jet\u00ebn ndryshe.<br \/>\nCovid19 do mbetet gjithashtu nj\u00eb event historik q\u00eb solli dhe do vazhdoje t\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb ndryshime n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Kjo periudh\u00eb sado e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb na duket, ka bukurin\u00eb e vet se t\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektosh dhe t\u00eb kuptosh sa shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura kemi n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb normale, por q\u00eb nga momenti q\u00eb na mungojn\u00eb ja kuptojm\u00eb vler\u00ebn realisht\u201d<\/p>\n<p>Rutina e p\u00ebrditshme e njer\u00ebzve n\u00eb sukses \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuriozitet q\u00eb dua t\u00eb shuaj tek \u00e7do njeri q\u00eb intervistoj dhe ka lindur prej 2018 kur lexova \u201cTools of Titans\u201d nga Tim Ferris. Ndaj p\u00ebr \u00e7do grua q\u00eb intervistoj, dashur pa dashur m\u00eb transporton n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb paralele ku shikoj bashk\u00ebbiseduesen time sikur t\u00eb jem aty prezent\u00eb \u2013 \u201c Kam nj\u00eb oborr t\u00eb bukur n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shijoj kafen e m\u00ebngjesit n\u00eb oborr, m\u00eb pas dal me qenin tim Lucky p\u00ebr pak sh\u00ebtitje e me von\u00eb b\u00ebhem gati p\u00ebr pun\u00eb\u201d.<br \/>\nVe\u00e7antia e k\u00ebsaj rutine, ndryshe nga t\u00eb tjerat, q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb dhe bukurin\u00eb e gj\u00ebrave t\u00eb vogla t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb shpesh i marrim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb.<br \/>\nSa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj prej saj, aq m\u00eb shum\u00eb rritet admirimi im ndaj k\u00ebsaj gruaje.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.easypay.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/91057559_129371918652937_7801980853948514304_o-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11695 aligncenter\" src=\"http:\/\/www.easypay.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/91057559_129371918652937_7801980853948514304_o-1-300x300.png\" alt=\"\" width=\"459\" height=\"459\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Linda i bashk\u00ebngjitet grupit t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve n\u00eb INNvest Fund duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb mentor shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb kthejn\u00eb \u00ebndrrat dhe idet\u00eb e tyre n\u00eb biznes e t\u00eb ken\u00eb sukses.<br \/>\n<em>\u201cBashk\u00ebpunimi me INNvest lindi fal\u00eb drejtueses s\u00eb k\u00ebtij projekti, Fabiol\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e apasionuar ndaj startups, novacioneve dhe investimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Easypay po ashtu, duke qen\u00eb lider n\u00eb fush\u00ebn e Fintechs n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi ndjekur nga af\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat fusha dhe jemi b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit komunitet. Na p\u00eblqen ta shohim bot\u00ebn ndryshe dhe kjo na bashkon me Fabin dhe Innvest. Besoj shum\u00eb n\u00eb misionin q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb INNvest.\u201d<\/em><\/p>\n<p>E ardhmja ka gjithmon\u00eb n\u00eb fokus p\u00ebr Lind\u00ebn rritjen e portofolit t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb mund t\u00eb paguhen online me Easypay, sikurse dhe zgjerimi s\u00eb shpejti n\u00eb rajon, kryesisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedoni. Gjithashtu ne forcimin e pozicionit t\u00eb EasyPay n\u00eb treg p\u00ebr transferat e parave, n\u00eb bashk\u00ebpunim me partnerin internacional, RIA Money Transfer. (bashk\u00ebpunim prej vitit 2016)<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundmi, nuk mund t\u00eb mungonin edhe k\u00ebshillat p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb:<\/strong><br \/>\n\u201cKini besim tek vetja dhe investoni sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb njohurit\u00eb tuaja. Bota po ec\u00ebn me hapa shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe n\u00ebse nuk ndiqni ritmin, do mbeteni mbrapa dhe nuk do arrini t\u00eb b\u00ebheni qytetare globale si\u00e7 koha e k\u00ebrkon. M\u00eb kujtohet shprehja \u201cCompetence means confidence\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb sa m\u00eb t\u00eb zonja t\u00eb jeni n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebni, aq m\u00eb t\u00eb pavarura do jeni ekonomikisht dhe nga ana sociale n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u201d<\/p>\n<p><strong>K\u00ebtu gjeni linkun e shkrimit nga\u00a0Color Our Lives<\/strong>:<a href=\"https:\/\/www.colorourlives.com\/2020\/04\/09\/ngjyrat-e-linda-shomo-s\/\">\u00a0https:\/\/www.colorourlives.com\/2020\/04\/09\/ngjyrat-e-linda-shomo-s\/<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blogu Color Our Lives ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb vajzat e sotme p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb lideret e nes\u00ebrme. Synimi kryesor? Fuqizimi i grave dhe vajzave p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs, intervistave, tregimeve dhe diskutimeve. Krijimi i nj\u00eb komuniteti q\u00eb i ndihmon femrat t\u00eb shohin pikat e tyre t\u00eb forta, t\u00eb zhvillojn\u00eb vet\u00eb-besim, t\u00eb b\u00ebhen udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":0,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"iawp_total_views":7,"footnotes":""},"categories":[57],"tags":[114,32,23,9,115,26,27,20,17,18,11,111,22,29,34,12,15,16,31,19,10,14,25,28,24,30,33,21],"class_list":["post-11691","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-rejat","tag-awards-2","tag-data","tag-disruption","tag-easypay","tag-easypayalbania-2","tag-entrepreneur","tag-entrepreneurship","tag-ewallet","tag-finance","tag-financialinclusion","tag-fintech","tag-fintech-albania-2","tag-innovation","tag-internet","tag-market","tag-mobilepayments","tag-moneytransfer","tag-mto","tag-news","tag-onestop","tag-ria","tag-riafinancial","tag-sme","tag-socialenterprise","tag-startups","tag-tech","tag-technology","tag-utilities"],"acf":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11691\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/easypay.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}