Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Transformimi i Sistemit Financiar

EasyPay njofton me shumë kënaqësi për bashkëpunimin e rradhës me CFTE dhe Elevandi Education, me qëllim nxitjen e mëtejshme të edukimit dhe gjithëpërfshirjes financiare edhe në tregun shqiptar.

CFTE është një platformë globale edukuese me fokus të vecantë në ofrimin e kurseve dedikuar sektorit të financës, teknologjisë dhe sipërmarrjes, me qëllim mbushjen e hendekut që ekziston midis financës tradicionale dhe botës së shpejtë të teknologjisë financiare (FinTech). Së fundmi, CFTE ka lidhur një partneritet me Elevandi Education, një organizatë arsimore që, për të krijuar kursin online mbi ” Rearchitecting the Financial System”, me rast të Festivalit Fintech të Singaporit 2023, i cili jep më shumë informacion nga afër rreth transformimeve globale që po ndodhin në sistemin financiar.

Më konkretisht, kursi eksploron faktorët kyç për transformimin e financave duke trajtuar temat si infrastruktura dixhitale, pagesat, paraja dixhitale dhe platformat për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SMEs). Nën drejtimin e Sopnendu Mohanty, Zyrtar i Lartë FinTech i MAS dhe Kryetar i Elevandi, programi synon të kombinojë  ekspertizën e folësve, me raste të spikatura studimore të ditëve të sotme, koncepte teorike dhe analiza argumentesh nga panelet e diskutimit të Festivalit Fintech të Singapore 2023.

Kursi është projektuar për të përmirësuar aftësitë e mijëra profesionistëve të financave, krijuesëve të politikave dhe sipërmarrësve në lidhje me mënyrën se si po transformohen financat dhe synon të ndikojë në më shumë se 5000 pjesëmarrës deri në vitin 2024.

Për informacione të dedikuar rreth kursit, procesit të regjistrimit dhe pagesave përkatëse, ju lutemi të vizitoni faqen e dedikuar të programit here.


January 23, 2024
×
en_USEnglish