Ka emocione që vetëm shqiptarët i kuptojnë. Është ajo ndjesia që të shtrëngohet zemra sa herë dëgjon një “më mungon” në telefon, emocionet që të pushtojnë kur dikush të telefonon me video nga shtëpia, apo momenti kur hap një pako që mban aromën e vendlindjes. Këto janë përjetime që na lidhin me rrënjët, pavarësisht sa larg jemi.
Për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Angli, Itali, Gjermani, Amerikë apo kudo tjetër, Atdheu nuk është vetëm një vend—është emocion, kujtim dhe dashuri e përditshme. Ndaj, këtë Nëntor, në 113-vjetorin e Pavarësisë, EasyPay në bashkëpunim me Ria Money Transfer vendos të sjellë një copë Shqipëri më afër çdo shqiptari në botë.
Pavarësia është histori. Ndërsa lidhja me familjen mbetet vlera që na shoqëron çdo ditë.
Dërgesat nga emigrantët janë më shumë se transaksione financiare—janë mënyra më e pastër e dashurisë. Një shumë që dërgohet për prindërit, një ndihmë për vëllain që sapo ka nisur punë, një suport për festat e fundvitit apo për një gëzim familjar: të gjitha mbajnë brenda mall, kujdes dhe përkushtim.
Pikërisht këtë përjetim duam të nderojmë gjatë Javës së Pavarësisë.
25 Nëntor – 1 Dhjetor 2025: Java që lidh zemrat
Gjatë kësaj periudhe, çdo klient që kryen një transfertë me vlerë minimale 200€ në çdo pikë EasyPay | Ria në Shqipëri, bëhet pjesë e shorteut të dedikuar për 113-vjetorin e Pavarësisë:
113 vite Pavarësi — 113 dërgesa me 0 komision!
Kjo nismë synon t’u japë shqiptarëve kudo në botë një mënyrë të thjeshtë për të qenë afër. Fituesit e dërgesave pa komision do të mund t’i përdorin ato nga Dhjetor 2025 deri në fund të Qershorit 2026.
Një festë kombëtare që kalon kufijtë
Ashtu si flamuri kuqezi që valëvitet me krenari në çdo famullti shqiptare në diasporë, edhe kjo nismë synon të përçojë mesazhin e lidhjes së përhershme që kemi me Atdheun. Pavarësia është një simbol kombëtar, por aktet e përditshme të dashurisë, si një transfertë për familjen, janë ato që e mbajnë të gjallë këtë lidhje.
Në këtë 113-vjetor, EasyPay dhe Ria i dedikojnë këtë nismë të gjithë shqiptarëve që, pavarësisht largësisë, mbeten të lidhur fort me rrënjët shqiptare