Shërbimet e pagesave nëpërmjet aplikacioneve Fintech ofrojnë një mënyrë të shpejtë dhe efikase për të kryer transaksione financiare. Popullariteti i tyre është në rritje të vazhdueshme që nga koha e pandemisë, periudhë e cila e nxiti më tej përshtatjen me këto teknologji, duke i bërë aplikacionet financiare një pjesë të rëndësishme të jetës sonë të përditshme.
Në Shqipëri, aplikacionet e pagesave si EasyPay janë bërë një mënyrë praktike për të kryer pagesa të ndryshme të përditshme, duke përfshirë edhe segmentet e popullsisë që më parë ishin më pak të përfshira në sistemin financiar.
Le të shohim përse mijëra klientë individ dhe biznese në Shqipëri zgjedhin EasyPay si një zgjidhje për kryerjen e pagesave të gjobave të makinave për vete dhe për bizneset e tyre.
Pse EasyPay është zgjedhja ideale për pagesat e gjobave?
Për individët dhe bizneset, EasyPay ofron një mundësi të shkëlqyer për të paguar gjobat e ndryshme, si ato të automjeteve apo gjoba të tjera të regjistruara në sistem. Mijëra klientë zgjedhin EasyPay për shkak të shërbimit të shpejtë dhe të sigurt, duke e bërë pagesën e gjobave një proces të thjeshtë dhe pa mundim.
Thjeshtësia për cdo rast. Aplikacioni ka një ndërfaqe të thjeshtë, që mundëson kryerjen e pagesave me disa klikime. Përdoruesit mund të vendosin numrin e targës së automjetit, numrin e shasisë, dhe të kryejnë pagesën menjëherë, pa kaluar nga sportelet apo pritje të gjata. Dhe, nëse klienti zgjedh ti ruajë këto të dhëna në aplikacion, sa herë që një gjobë e re hidhet në sistem, EasyPay i njofton!
Komoditeti dhe Shpejtësia. Një nga avantazhet më të mëdha të përdorimit të EasyPay është mundësia për të paguar gjobat në çdo kohë dhe nga kudo. Me një smartphone/pc dhe lidhje interneti, mund të kryeni çdo pagesë për gjobat e automjeteve tuaj ose të punonjësve tuaj të biznesit, duke kursyer kohë.
Siguria e Transaksioneve. EasyPay garanton që çdo transaksion është i sigurt dhe i mbrojtur. Përdoruesit mund të kryejnë pagesa pa pasur frikë për të dhënat e tyre financiare, pasi aplikacioni përdor teknologji të avancuar për të mbrojtur informacionin dhe për të siguruar pagesa të sigurta dhe të shpejta.
Mbështetje për Biznese. Për bizneset, EasyPay ofron një mundësi të shkëlqyer për të menaxhuar dhe paguar gjobat në emër të flotave të automjeteve që disponojnë. Kjo i lejon bizneset të kursejnë kohë dhe të mbajnë një menaxhim të thjeshtë të pagesave të gjobave, gjithashtu duke shmangur vonesat dhe penalizimet.
Në EasyPay, klientët mund të paguajnë gjobat si dhe shërbime të tjera si ujë, energji, internet dhe telefon, të gjitha në të njëjtin aplikacion. Pagesat jane shumë të thjeshta dhe efektive, duke kursyer kohë dhe mundësi për përdoruesit.
Si Të Paguajmë Gjobat përmes EasyPay?
- Krijoni një llogari në aplikacionin EasyPay dhe në menunë “Pagesa” zgjidhni opsionin “Gjobat”.
- Vendosni të dhënat e nevojshme, si targa e mjetit, numri i shasisë, ose numri serial i gjobës.
- Paguani përmes balancës së EasyPay dhe si konfirmim të pagesës do të merrni një mandat elektronik në email.
Me aplikacionin EasyPay procesi i pagesës së gjobave të makinës është i thjeshtë për t’u përdorur dhe ju kursen kohë, duke ju mundësuar të shmangni penalitete të tjera. Pra, herën tjetër kur të merrni një gjobë, mendoni për EasyPay dhe shmangni çdo stres!