Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

100 fitues, 0% komision me Ria këtë Ramazan

Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë në mbarë botën, një kohë reflektimi, sakrifice dhe bamirësie. Gjatë këtij muaji, agjërimi nga lindja deri në perëndimin e diellit simbolizon përkushtimin shpirtëror dhe ndihmon në forcimin e lidhjeve me familjen dhe komunitetin. Edhe për ne në Ria, ku familja dhe komuniteti janë në qendër të misionit tonë, kjo është një periudhë ku angazhohemi më shumë për të mbështetur ata që kujdesen për të dashurit e tyre.

Në Shqipëri, festat fetare kanë një rëndësi të veçantë në kulturën dhe traditat e vendit. Me një histori të gjatë të bashkëjetesës fetare, shqiptarët i festojnë me dashuri dhe solidaritet momentet e rëndësishme, pavarësisht përkatësisë së tyre. Gjatë Ramazanit, shumë familje mblidhen për iftar, ndajnë vakte së bashku dhe ndihmojnë ata që kanë nevojë. Dhe, gjithashtu, shqiptarët që jetojnë jashtë shteti në vecanti dërgojnë para për të afërmit e tyre në atdhe, duke i bërë festat edhe më të veçanta për familjet e tyre.

Ramazani është kohë dhurimi dhe kujdesi – tani mund ta bëni edhe më lehtë dhe pa komision!

Këtë Ramazan, EasyPay dhe Ria Money Transfer dëshirojnë t’i japin mundësi edhe atyre që jetojnë në Shqipëri që të surprizojnë të dashurit e tyre kudo në botë duke i bërë automatikisht pjesë e 100 personave që mund të fitojnë transferta ndërkombëtare me 0% komision!

Si mund të bëheni pjesë e shorteut?

– Dërgoni para nga Shqipëria drejt çdo destinacioni ndërkombëtar në një nga pikat EasyPay & Ria Money Transfer. Ka rreth 550 pika të tilla në çdo cep të Shqipërisë.

– Kryeni një transfertë me vlerë minimale 300 euro brenda datave 15 Shkurt – 15 Prill 2025.

– Nëse jeni një nga 100 fituesit me fat, do të merrni një kod për transfertë me 0% komision, të cilin mund ta përdorni deri më 31 Dhjetor 2025.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore nga të gjithë ata që kanë kryer të paktën një transaksion gjatë periudhës së fushatës.

Emigracioni ka qenë gjithmonë një pjesë e historisë shqiptare, duke filluar që nga brezat e parë që u larguan për një jetë më të mirë, e deri te emigracioni i ri i viteve të fundit. Megjithatë, pavarësisht sfidave dhe distancës, shqiptarët mbeten gjithmonë të lidhur ngushtë me familjen e tyre. Kjo lidhje ndihet edhe më fort në momentet e festave, kur ata që jetojnë jashtë përpiqen të jenë pranë të dashurve të tyre, qoftë edhe në mënyrë simbolike. Dërgimi i ndihmës financiare është një nga mënyrat më të zakonshme për të shprehur dashurinë dhe kujdesin, veçanërisht në periudha të rëndësishme si Ramazani. Kudo që të shkojnë, shqiptarët mbeten të bashkuar me familjen!

February 27, 2025
×
en_USEnglish