Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

500 Milion Euro në H1 2024: Një mbështetje e fortë për familjet shqiptare

Në gjysmën e parë të vitit 2024, remitancat nga emigrantët kanë arritur një shifër rekord! Ata kanë sjellë rreth gjysmë miliard euro pranë familjeve në vendin e tyre të origjinës.

Ky fluks i madh fondesh, që dërgohen në shtëpi nga individë që punojnë jashtë vendit, ka krijuar një ndihmë të rëndësishme për shumë familje shqiptare dhe ka dhënë një impuls të konsiderueshëm për ekonominë tonë kombëtare. Një rol të rëndësishëm në këtë sektor luajnë padyshim edhe operatorët e transfertave të parave, sic është edhe Ria Money Transfer, partner zyrtar i të cilit në Shqipëri është EasyPay. Ria Money Transfer është operatori i dytë më i madh në botë, me +530.000 pika, me një prezencë në mbi 160 shtete, dhe +550 pika në të gjithë Shqipërinë.  

Duke iu referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2024, remitancat nga emigrantët kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me periudha të mëparshme.  Më konkretisht, këto vlera arritën në rreth gjysmë miliardi euro, niveli më i lartë në 16 vitet e fundit. Pra, përgjatë periudhës janar-qershor 2024, emigrantët shqiptar kanë dërguar në shtëpi para, vlera e të cilave arriti në 509 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 66.9 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të 2023-it.

Tregu i remitancave është rritur me 14.4% krahasuar me vitin e kaluar (YoY). Ndërkohë, EasyPay dhe Ria Money Transfer e kanë tejkaluar këtë rritje, duke identifikuar Gjermaninë, Anglinë, Italinë, Francën, Belgjikën, etj., si korridoret më të rëndësishme gjatë këtij gjashtëmujori. Kjo është e lidhur me lëvizjet e popullsisë shqiptare përtej kufijve.

 Kjo rritje mund të jetë e lidhur ngushtë me disa faktorë kryesorë, ndër të cilat mund të vecojmë:

  1. Pos periudhës së pandemisë, ekonomitë e shumicës së vendeve janë në proces rikuperimi, duke përmirësuar mundësitë për punësim dhe rritjen e të ardhurave për emigrantët.
  2. Pjesa më e madhe e emigrantëve kanë raportuar përmirësime në kushtet e tyre të punës dhe rritje të pagave, çka ka ndikuar në rritjen e remitancave.
  3. Familjet që kanë marrë remitanca kanë mundur të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës, duke investuar në arsim apo biznes.

Parashikimet për Pjesën e Dytë të Vitit

Nëse trendi i rritjes së remitancave vazhdon, ndikimi në familjet shqiptare dhe në ekonominë vendase në tërësi, mund të bëhet edhe më i theksuar:

  1. Pjesa e dytë e vitit mund të sjellë një përmirësim të mëtejshëm në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
  2. Ndryshimet në kushte ekonomike globale dhe kursin e këmbimit dhe lëvizjet e popullsisë, mund të ndikojnë në flukset e ardhshme të remitancave.
  3. Organet drejtuese të vendit tonë duhet të fokusohen në përmirësimin e politikave dhe infrastrukturës për të maksimizuar përfitimet nga remitancat, për të siguruar përdorimin e efektshëm të këtyre fondeve.

Në përfundim, rritja e remitancave gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 është një shenjë e mirë për ekonominë shqiptare, që varet shumë prej tyre. Shumë emigrantë, të cilët kanë vite që jetojnë jashtë, kanë në përgjegjësi për të mbajtur familjarët e tyre financiarisht, ndaj ata dërgojnë qindra apo edhe mijëra euro në muaj. Dërgimi i këtyre parave, të njohura si remitanca, është një biznes i madh, por nuk duhet të paguani më shumë se ç’është e nevojshme për këtë shërbim.

Pavarësisht nëse dërgoni 50 apo 5,000 euro, remitancat luajnë një rol të madh në ekonominë globale. Të kuptuarit e kostos së remitancave dhe mënyrës se si ato funksionojnë mund t’ju ndihmojë të minimozini kostot nga komisionet e larta dhe të dërgoni më shumë nga paratë tek të dashurit e zemrës. Agjentët EasyPay dhe Ria Money Transfer janë në çdo cep të Shqipërisë me më shumë se 550 pika për t’ju informuar dhe ardhur më në ndihmë me oferta konkurruese  deri në fund të 2024, për klientët e rinj dhe për ata ekzistues, deri në kosto 2.49 euro për transfertën e parë!


September 13, 2024
×
en_USEnglish