Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Bashkëpunim i ri në tregun e pagesave të mikrokredive mes EasyPay dhe Kredo

Në vitet e fundit në Shqipëri, vihet re një rritje e tregut të mikrofinancës dhe një rritje e numrit të institucioneve të mikrokredisë. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për para dhe zgjedhin pikërisht këto institucione jo-bankë, për të marrë hua shuma të vogla parash ,në kohë të shkurtër dhe pa shumë burokraci. Ekziston një trend që na tregon se qytetarët preferojnë këto institucione mikrofinanciare përpara bankave të nivelit të dytë, për shkak të lehtësive që gjejnë në formën e aplikimit, disbursimit apo pagesës së këstit.

Një ndër institucionet më të rëndësishme në këtë treg është padyshim edhe Kredo, që ndër vite ka asistuar qytetarët shqiptarë në procesin e marrjes së mikrokredisë. Kredo ekziston në treg që në vitin 2017 dhe ofron për të gjithë qytetarët shqiptarë, shërbime të financimit të shpejtë, duke premtuar asistencë, siguri dhe lehtësi. Dhe kur flasim për lehtësi në tregun e transaksioneve monetare, sigurisht që do të përmendim edhe EasyPay.

EasyPay premton të krijojë lehtësi për çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kryejë një pagesë, një dërgesë parash apo një veprim financiar. Ndaj, në listen e gjerë të bashkëpunimeve me EasyPay, këtë pranverë shtohet edhe institucioni i mikrokredisë, Kredo Finance, i cili bën të mundur që çdo individ, të ketë mundësinë e kryerjes së veprimeve të mëposhtme në një prej +530 pikave fizike EasyPay: 

– të kryejë aplikimin për mikrokredi
– të kryejë procesin e disbursimit të parave
– të paguajë këstin e mikrokredisë

Kredo.al bën gjithçka më të lehtë për ju, duke ofruar kredi afatshkurtër deri në 80,000 lekë për tu paguar vetëm me një këst brenda 30 ditëve. Gjithashtu, Kredo.al ofron kredi me disa këste deri në 200,000 lekë e cila mund të paguhet për 3 deri në 48 muaj. Falë bashkëpunimit me EasyPay, klientët mundet të përfitojnë nga rrjeti i gjerë EasyPay në cdo cep të vendit, të cilët operojnë me orare pune mjaft fleksibël.

Ndaj, kushdo, kudo ndodhet, mjafton të paraqitet në një prej pikave +530 EasyPay, dhe me vetëm një ID mund të kryejë aplikimin për kredi në 15 minuta. Procesi i disbursimit dhe pagesat e këstit mund të kryhen me po të njëjtën lehtësi.


Kur kredi do… e merr me EasyPay dhe Kredo!




July 3, 2023
×
en_USEnglish