Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Bashkëpunimi më i ri me Altissia Privè

Altissia Privè është realiteti i parë shqiptar që organizon shitje event të markave më të kerkuara me çmimet më konkuruese.
Tek altissiaprive.al do gjeni një larmi produktesh duke filluar nga veshjet, këpucët, aksesorët, kozmetika, deri tek home & decor.
Pagesa është 100% e sigurt falë protokollit SSL te garantuar nga EasyPay që siguron transaksionet tuaja.

Për t’ju thjeshtësuar sa më shumë blerjen dhe për t’ju ofruar një pagesë të sigurtë, EasyPay gjendet sërisht pranë jush duke bashkëpunuar me Altissia Privè.

Për të bërë pagesën online në altissiaprive.al, mjafton të keni një llogari EasyPay. Nëse nuk jeni të rregjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android apo IOS) ose duke aksesuar në website-in e tonë.

Keni krijuar kështu një portofol tuajin virtual të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay).  Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj tek altssiaprive.al. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

  • Si te bleni/paguani ne altissiaprive.al?

Pasi keni vendosur produktet e dëshiruara në shportë, mund te kryeni pagesën.

Tek faqja e pagesës (checkout) do gjeni të gjitha detajet tuaja nëse jeni të rregjistruar, ose do duhet t’i shtoni ato për të përfunduar blerjen.

Pasi të keni plotësuar këto të fundit dhe konfirmuar që pranoni termat dhe kushtet e përdorimit, mund të klikoni tek butoni “bëj blerjen” i cili do t’ju dergojë tek paneli EasyPay.

Këtu do ju duhet thjesht të vendosni të dhënat e llogarisë (username dhe password) dhe të konfirmoni shumën për të paguar. Kryerja me sukses e pagesës do të ndiqet nga një email në postën tuaj elektronike, me të dhënat e porosisë.

Kujdes! : Që pagesa të mbyllet me sukses, verifikoni që në llogarinë tuaj EasyPay të jetë e disponueshme shuma e produktit që do blini te altissiaprive.al.

Në fund do ju ngelet thjesht të prisni porosinë në adresen tuaj.

Nga Megi Milo

June 30, 2018
×
en_USEnglish