Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Colour Day Festival mbërrin në Shqipëri – EasyPay sërish prezent me biletat!

Post Event

Festivali i Ditës së Ngjyrave njohur si Colour Day debutoi për here të parë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” në Maj, 2018.

Ngjarja më e madhe e ngjyrave që ndodh në Greqi  për 3 vitet e fundit premtoi një ditë të plotë me ngjyra dhe muzikë u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.

Më 12 maj 2018, të gjithë patën mundësinë të jetojnë një nga përvojat më të mira! Akte të veçanta, surpriza dhe aktivitete mbushën ditën me muzikë, buzëqeshje dhe ngjyra!

 

Një ekip i madh sëbashku me interpretuesit më të mirë, DJ dhe grupin e këngëtarëve bënë që rreth 6.000 pjesëmarrës të kërcenin nën ritmet e muzikës më të mirë dhe të argëtoheshin me aktivitete nga më të ndryshmet nën magjinë e pluhurave shumëngjyrësh.

Një organizim i këtij formati, mbart në prapaskenën e tij një grup të madh pune, ku pjesë e saj ishte dhe EasyPay. EasyPay mundësoi ofrimin e biletave online për të gjithë njerëzit, brenda dhe jashtë Shqipërisë që janë mësuar me pagesat online për blerjen e tyre në kohë reale, direkt nga komforti i shtëpisë apo kudo tjetër që mund të ndodhen. Zgjidhja qëndron dhe për ata që nuk ndihen komodë me pajisjet elektronike, gjithashtu edhe për pjesën e njerezve që nuk kanë akses në shërbimet bankare falë mbulimit me 350 agjentë në mbarë Shqipërinë.

Tërësia e opurtuniteve që EasyPay paraqet për rezervimin e biletës bën, që pavaresisht vendndodhjes së eventit, gjithëkush me dëshirë pjesëmarrjen mund ta marri biletën shumë shpejtë dhe thjeshtë. Ky e event vërtetoi edhe një herë për gjithëpërfshirjen dhe suksesin në shitjen e biletave me vetë masivitetin dhe pjesëmarrësit e tij.

Lançimi i bashkëpunimit

Ti je mbreti dhe mbretëresha i/e ëndrrave të tua! Dëshira e shumë të rinjve shqiptarë, tani u plotësua! Organizohet për herë të parë edhe në vendin tonë “Colour Day Festival” me 12 Maj, në sheshin Nënë Tereza, Tiranë.

Colour Day Festival është një festival veror, me gjenezë realizimi në Greqi, I cili shoqërohet nën tingujt e muzikës dhe efektit të pluhrave shumëngjyrësh.

Festivali fillon në orën 12.00. Tek të ftuarit e parë mbërrijnë, disa DJ lokale janë duke kryer ngrohjen e  tyre. Secili prej akteve luhet për rreth 20-30 minuta -2 orë. Në orën 17:00 të gjithë bashkohen për hedhjen e parë të njëkohshme të pluhurave shumëngjyrësh. Kjo përsëritet dy herë. Rreth orës 11:00 ngjarja përfundon dhe muzika ndalet. Festivali zakonisht zhvillohet të shtunën. Një video aftermovie është prodhuar pas çdo ngjarjeje dhe ekipi fotografik në vend ndjek çdo ngjarje, duke publikuar fotografi në faqen përkatëse të Facebook.

Ekziston një skenë e madhe ku DJ ose artistët performojnë. Ka edhe kioska për ushqim dhe pije dhe kioska për kujdes mjekësor. Pluhuri me ngjyrë sigurohet me biletë, por gjithashtu mund të blihet në festival, së bashku me produkte të ndryshme mallrash, si bluza dhe kapele.

Për sigurimin e biletave EasyPay sërish gjendet aty pranë jush për t’ju krijuar lehtësi. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për “Colour Day Festival Albania 2017l”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen www.pentagram.al ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Opsionet që ju ofrohen janë tre:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa – Nëse jeni kartëmbajtës Visa, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/agjenteasypay

 

 

 

April 26, 2018
×
en_USEnglish