Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Dita Ndërkombëtare e Remitancave | 16 qershor

Çdo vit, mijëra njerëz nga e gjithë bota ndryshojnë vendbanimin e tyre duke u zhvendosur në një qytet, shtet apo edhe kontinent tjetër. Që nga viti 1970, numri i migrantëve ose emigrantëve ndërkombëtarë është trefishuar në 281 milionë: sipas vlerësimit më të fundit të Kombeve të Bashkuara për vitin 2021 është gati katër në çdo njëqind njerëz.

Kjo ndodh për arsye të ndryshme ekonomike apo personale, si lëvizja për studime apo punë dhe përgjithësisht për një të ardhme më të mirë. Në pjesën më të madhe, migrimi ndërkombëtar është një vendim ekonomik dhe ka ruajtur një prirje të parashikueshme: punëtorët e kualifikuar, lëvizin nga ekonomitë në zhvillim në vendet me të ardhura të larta dhe të zhvilluara. Ky është një proces i vazhdueshëm që ka ndodhur, po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë në vitet në vijim!

Për sa i përket Shqipërisë, aktualisht po rijetojmë sërish një valë të re emigracioni që po ndihet shumë, veçanërisht me mungesën e punëtorëve të kualifikuar në tregun e punës. Sipas Friedrich Hebert Stiftung, shumica (76%) largohen nga vendi i tyre për arsye ekonomike, ku arsyet e tjera janë arsimi, familja, etj. Bizneset e vogla dhe madje edhe korporatat e mëdha, po luftojnë për gjetjen e punonjësve të kualifikuar, ndërkohë që efikasiteti dhe rritja po cënohen.

Në vazhdën e këtij emigracioni më rritje, më shumë familje shqiptare varen nga remitancat që vijnë nga anëtarët e familjeve të tyre jashtë vendit. Kjo është veçanërisht e pranishme në vende si Italia, Greqia, Gjermania apo Britania e Madhe, ku shqiptarët kryesisht kanë vendosur të lëvizin për një jetë më të mirë. Megjithatë, ata po mbështesin vazhdimisht familjet e tyre në Shqipëri, me remitancat hyrëse vjetore që janë rritur me thuajse 10% në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë.

16 qershori, Dita Ndërkombëtare e Remitancave, synon të njohë kontributin e rëndësishëm financiar që emigrantët japin për mirëqenien e familjeve të tyre. Duhet nënvizuar fakti se miliona emigrantë dërgojnë para në atdhe për të përmirësuar jetën e mbi 800 milionë anëtarëve të familjes së tyre në shtëpi dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë për fëmijët e tyre. Më shumë se gjysma e këtyre flukseve parash shkojnë në zonat rurale, ku varfëria dhe uria janë të përqëndruara dhe ku remitancat kanë më shumë rëndësi.

Qindra mijëra shqiptarë punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe dërgojnë para çdo ditë në shtëpi, me ndihmën e EasyPay dhe Ria Money Transfer (kompania e dytë më e madhe në botë për dërgesat e remitancave). EasyPay dhe Ria Money Transfer janë ndër kompanitë që mbështesin më shumë shqiptarët kudo në botë. Me shërbimet si transfertat ndërkombëtare të parave apo metodat e pagesave për më shumë se 60 shërbime të ndryshme, EasyPay ofron një portofol të gjerë për të gjitha llojet e transaksioneve financiare të jetës së përditshme.

EasyPay dhe Ria Money Transfer, punojnë çdo ditë e më shumë për të mbajtur dy premtime të rëndësishme që ndryshojnë jetën e përditshme të shqiptarëve: të krijojmë lehtësi në pagesat e faturave të utiliteteve dhe lehtësi në dërgimin e parave, aty ku vërtetë ka rëndësi. Në këtë ditë të shënuar për remitancat, dërgojmë një falenderim për të gjithë qytetarët që zgjedhin cdo ditë shërbimet e EasyPay dhe Ria Money Transfer dhe besojnë në fuqinë e bashkëpunimit dhe në vlerat që ne përfaqësojmë.

June 15, 2023
×
en_USEnglish