EasyPay filloi aktivitetin e saj me klientelën e gjerë! Çdokush mund të regjistrohet në EasyPay duke plotësuar formularin e regjistrimit dhe duke hapur një llogari në bankat partnere të EasyPay. Klientët mund të kryejnë abonime direkte në Digitalb, rimbushje të numrave me parapagesë PLUS, Credit Transfer P2P nga njëri celular në tjetrin e te tjera, edhe neëse bankat dhe dyqanet janë të mbyllura. Klientët e parë të EasyPay kanë përfituar nga skema promocionale dhe janë bërë automatikisht fitues të një numri PLUS me parapagesë të zgjedhjes së tyre. Oferta vazhdon për një periudhë të pakufizuar kohe, ndaj nxitoni të bëheni fitues, dërgoni REG tek EASYPAY, plotësoni formularin e regjistrimit të cilin e gjeni në easypay.al dhe ndiqni udhëzimet! Duke filluar nga 1 Janar 2011, agjentët e EasyPay mund të kryejnë rimbushje të numrave të tyre PLUS nëpërmjet Easypay. Për më shumë detaje referohuni tek instruksionet.
Rrjeti i agjentëve të EasyPay zgjerohet dita ditës. Listën e përditësuar e pikave të autorizuara për të përdorur shërbimet e EasyPay e gjeni tek Agjentët / Rrjeti i Agjentëve.