Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay mundëson biletat online për eventin “Rruga Drejt Suksesit”

Post Event

Event-trajnimi më i madh në vend “Rruga drejt suksesit” është një mundësi për ta çuar jetën dhe suksesin tënd në një dimension më të lartë.

U rikthye sërish në datat 2 dhe 3 Nëntor 2018 në EXPOCITY event-trajnimi më mbresëlënës i vitit nga Vasil Naçi, “Rruga drejt suksesit”.

Vasil Naçi ndau me pjesëmarrësit eksperiencën, përvojat dhe mësimet e 27 viteve biznes, si themelues dhe CEO i Agna Group. Gjithashtu ai solli edhe njohuritë më të përditësuara të marra nga trajnerët me famë botërore si Tony Robbins, Les Brown, Brian Tracy, Jack Canfield, etj.

EasyPay pati një tjetër bashkëpunim të suksesshëm ku ofroi për të gjithë qytetarët Shqiptarë dhe jo vetëm por edhe për ata jashtë kufijve me dëshirën për të marrë pjesë në këtë event-trajnim, blerjen e biletave online ekskluzivisht në Shqipëri.

 

Lançimi i bashkëpunimit

EasyPay mundëson biletat online ekskluzivisht në platformën https://ticket.easypay.al/events/tirana/rrugadrejtsuksesit, për seminarin e lidershipit me folësin motivues, Vasil Naci.

Në vijim të eventit të organizuar në Nëntor 2017 dhe pas kërkesave të shumta nga biznese e individë të ndryshëm për vazhdimin e trajnimeve të kësaj natyre, kompania On Time Concept Albania në bashkëpunimin me Agna Leadership Academy organizon më datë 2-3 Nëntor 2018 në EXPOCITY, eventin “Rruga Drejt Suksesit”, me biletat online mundësuar ekskluzivisht nga EasyPay.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://ticket.easypay.al/events/tirana/rrugadrejtsuksesit  ku ndodhet dhe informacioni mbi çmimin e biletave.

Format e pagesës që EasyPay mundëson janë:

– Pagesa me Visa apo MasterCard.

– Pagesa direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.

  • Nëse nuk jeni të regjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar website-in e tonë.
  • Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj tek https://ticket.easypay.al/events/tirana/rrugadrejtsuksesit. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

 

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi edicioni i parë i të cilës u zhvillua në vitin 2016, si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin të Agna Group dhe institucionit të saj të brendshëm edukues Agna Leadership Academy.

I ideuar si event trajnimi përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Kjo e fundit, në bashkëpunim me agjensi të ndryshme të specializuara në zhvillim eventesh masive krijuan këtë traditë të përvitshme, në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 4500+ pjesëmarrës.

Edhe pse ndjekin rrugë të ndryshme, të gjithë e duan suksesin. Sipërmarrësit kërkojnë mënyra të reja për të rritur biznesin. Punonjësit kërkojnë të rrisin të ardhurat ndërkohë që konkurrenca shtohet. Studentët kristalizojnë ëndrrat për jetën, ndërsa ndjekin mundësitë e punësimit që të paguajnë shkollimin. Prindërit e rinj kërkojnë balancën mes përkujdesjes për fëmijët dhe dëshirës për progres në karrierë.

Në këtë kontekst, suksesi asnjëherë nuk është i rastësishëm apo i lehtë. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në arritje dhe të ardhura. E kështu, suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivon bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe siguron mjetet e sistemet e duhura për progres të vazhdueshëm. https://www.rrugadrejtsuksesit.com/

September 26, 2018
×
en_USEnglish