Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay nis bashkëpunimin me Librari Albas

Së fundmi, familjes së madhe të partnerëve të EasyPay u shtohet edhe Shtëpia Botuese Albas. Tashmë, çdokush që ka dëshirë mund të blejë një libër online duke klikuar në www.librarialbas.al dhe ta kryejë pagesën nëpërmjet EasyPay.

Shtëpia botuese Albas është krijuar në vitin 2000 dhe që në fillimet e saj Albas-i ka pasur dhe vazhdon të ketë prioritet botimet shkollore, por jo vetëm. Me seli në Tiranë, Tetovë, Prishtinë dhe Preshevë, Albas-i jo vetëm që e sjell tekstin shqip sa më afër nxënësve dhe lexuesve të të gjitha grupmoshave në hapësira të ndryshme gjeografike, por edhe përpilon tekste shkollore sipas kërkesave të veçanta të sistemeve arsimore në këto vende.

Për të gjithë lexuesit Albas sjell Librarinë Albas (www.librarialbas.al), e cila u jep mundësinë të gjithë nxënësve dhe miqve të librit të blejnë botimet Albas online, në versionin që u përshtatet, pra libra fizikë ose digjitalë. Pas përvojës së suksesshme të librit shkollor digjital, Albas sjell për ju versionin digjital të të gjitha botimeve.

Pagesa me EasyPay kryhet në kohe reale dhe avantazhi i pagesës është siguria që ofrohet dhe gjithëpërfshirja e audiencës që kanë apo jo akses bankar. Procesi i pagesës është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë, mjafton që një klient të jetë i regjistruar në EasyPay, të vendosë kredencialet respektive dhe me një klikim të konfirmojë pagesën. Për audiencën e cila nuk ka akses në shërbimet bankare, por që kanë dëshirë të kryejnë një blerje libri online, u jepet mundësia të kreditojnë llogarinë EasyPay (ose të regjistrohen më parë nëse nuk janë ende klientë) me para në dorë në një nga 300 pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Tashmë libri që dëshironi të blini është vetëm një klikim larg, mundësuar nga EasyPay dhe Albas!

October 27, 2017
×
en_USEnglish