E Marta e 19 Marsit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri ishte e rezervuar për edicionin e dytë të panairit “Women in Business”.
“Gratë munden”, ishte motoja e këtij panairi nën të cilën dhjetëra sipërmarrëse treguan dhe prezantuan bizneset e tyre, ku më së shumti mbizotëronin sipërmarrjet artizanale.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e bizneseve të themeluara nga gratë, përfaqësues të OJQ-ve që punojnë me fuqizimin ekonomik të grave, trupat diplomatike në Tiranë, përfaqësuesit e Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Përfaqësuesit e Medias.
Ky panair nuk shërbeu vetëm si një mundësi reklamimi për këto sipërmarrëse por edhe si një pikënisje ndërveprimi pasi shumë prej tyre ndanë historitë e këtij rrugëtimi sa të bukur aq edhe sfidues.
Një prioritet i këtij panairi ishte edhe promovimi i bizneseve të themeluara nga gratë në nevojë, gratë në zonat rurale, gratë e komunitetit romë dhe egjiptianë etj.
Këtë vit EasyPay ju bashkua sërish traditës së Ambasadës Hollandeze, duke marrë pjesë në panairin “Women in Business” për herën e dytë radhazi.
Ashtu si në edicionin e parë edhe këtë vit EasyPay ishte pjesë e “Women in Business” ku treguam rrugëtimin e EasyPay dhe lehtësitë që ky portofol elektronik i ofron përditshmërisë së shoqërisë Shqiptare.
Për ne është kënaqësi të jemi pjesë e organizimeve të tilla, ku promovohet dhe mbështetet fryma e grave ne biznes duke qënë se EasyPay përfaqesohet denjësisht nga një grua në biznes, Znj. Linda Shomo, CEO e EasyPay.