Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay: Shoqëruesi i domosdoshëm i verës në Shqipëri

Turizmi në Shqipëri po përjeton një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Më shumë se 10.7 milionë turistë vizituan vendin në vitin 2024, ndërkohë që synimi për vitin 2025 është edhe më ambicioz: 12 milionë vizitorë. Kjo rritje është rezultat i investimeve në infrastrukturë, rritjes së linjave ajrore dhe promovimit që I është bërë vendit tonë, por suksesi i qëndrueshëm kërkon më shumë sesa bukuri natyrore dhe mikpritje tradicionale: kërkon modernizim të përvojës së vizitorit!

Në këtë kuadër, EasyPay pozicionohet si një aktor I rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të domosdoshme për turistët dhe emigrantët që vizitojnë Shqipërinë, duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e tyre të përditshme përmes teknologjisë dhe aksesit fizik në të gjithë vendin.
Turistët kërkojnë përvojë moderne dhe efikase
Në një realitet ku shërbimet digjitale janë pjesë e pandashme e udhëtimit, EasyPay ofron një zgjidhje të avancuar për vizitorët e vendit tonë që kërkojnë komoditet, shpejtësi dhe fleksibilitet. EasyPay, lider në tregun shqiptar të pagesave elektronike, përmbledh mbi 75 shërbime pagesash dhe transferta parash në një platformë të vetme, të disponueshme në çdo pajisje mobile. Rrjedhimisht, vizitorët mund të:

  • Paguajnë gjoba rrugore në kohë reale, veçanërisht kur përdorin makina me qira për të vizituar vendin; Transferojnë para te miqtë apo shoqëruesit e udhëtimit, falë shërbimit praktik P2P;
  • Shkarkojnë dhe aktivizojnë një eSIM, për të përfituar internet me çmime të ulëta dhe pa pasur nevojë për karta fizike ose vizita në dyqane.
  • Ky nivel shërbimi vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel me destinacionet më të zhvilluara europiane dhe krijon një ambient miqësor për turistët digjitalë.

Rrjeti fizik EasyPay për ata që preferojnë kontaktin njerëzor

Mirëpo, jo të gjithë vizitorët janë të orientuar nga teknologjia – dhe për ta, EasyPay ka ndërtuar rrjetin më të gjerë fizik të shërbimeve financiare në vend, me mbi 550 pika shërbimi të shpërndara në çdo qytet dhe zonë turistike. Më konkretisht, në këto pika ata do të aksesojnë të njëjtat shërbime si në aplikacioni (pagesa gjobash, eSIM, internet, transferta), të cilat janë të hapura edhe gjatë fundjavave dhe me orar fleksibël, ndryshe nga institucionet e tjera publike apo bankare;
Një grup i rëndësishëm i vizitorëve verorë janë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët rikthehen çdo vit për pushime apo për të menaxhuar çështjet familjare. EasyPay i ndihmon ata që:


• Të paguajnë faturat e energjisë, ujit dhe internetit për shtëpitë e tyre në Shqipëri;
• Të shlyejnë detyrime të mbetura për familjarët e tyre që jetojnë në vendlindje;
• Të realizojnë transferta të brendshme brenda vendit pa pasur nevojë për llogari bankare shqiptare.

Në një Shqipëri që po ecën drejt standardeve europiane të turizmit dhe teknologjisë, EasyPay është një domosdoshmëri për këdo që viziton vendin. Qoftë në formën e një aplikacioni modern për përdoruesit digjitalë, qoftë përmes një rrjeti të gjerë fizik për ata që preferojnë kontaktin tradicional, EasyPay përfaqëson balancën perfekte midis inovacionit dhe aksesit për të gjithë.

May 26, 2025
×
en_USEnglish