Main Office
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay & Tring – Dy botë që bashkohen për t’i bërë pagesat e tua më të lehta

Nëse je ndër ata që duan të shijojnë çdo ndeshje, çdo episod dhe çdo film pa menduar për radhët e pagesave, ka një lajm që do të të gëzojë. EasyPay dhe Tring po hapin një kapitull të ri bashkëpunimi, ku emocionet e ekranit takohen me komoditetin e teknologjisë.
Tani, abonimet dhe riabonimet e Tring mund t’i kryesh në çdo pikë EasyPay në të gjithë Shqipërinë, shpejt, afër dhe pa stres.

Nëse e njeh EasyPay, e di që është më shumë sesa një platformë pagesash. Është “One Stop Shop”, pika ku individët, familjet dhe bizneset paguajnë gjithçka si:

  • Faturat e energjisë dhe ujit;
  • Internetin dhe IPTV-në;
  • Çerdhet, kopshtet dhe universitetet;
  • Taksat bashkiake dhe detyrimet ndaj shtetit;
  • madje edhe siguracionet dhe kredinë.

Tashmë, kësaj liste i shtohet edhe një tjetër emër i madh: Tring. Kjo do të thotë që në çdo moment, kudo që ndodhesh, nga Tirana në Pogradec apo nga Shkodra në Sarandë, ti mund të riabonohesh në platformën e preferuar televizive, nga çdo pikë EasyPay afër teje.

Tring është prej vitesh në krye të transmetimeve televizive në Shqipëri. Me teknologjinë OTT, e cila funksionon në çdo pajisje si: televizor, tablet, smartphone apo kompjuter, Tring ofron programacion të pasur për çdo moshë dhe shije. Nga filmat premierë dhe serialet ekskluzive, tek reality show-t dhe dokumentarët, është platforma që kombinon argëtimin modern me përmbajtjen cilësore.

Gjithashtu, në Tring gjenden disa nga kampionatet më të mëdha të botës, të cilat nuk transmetohen askund tjetër në Shqipëri:

  • UEFA Champions League – kompeticioni më madhështor i futbollit evropian.
  • Serie A, Coppa Italia dhe Superkupa e Italisë– elita e futbollit italian.
  • Bundesliga – për të shijuar klasin gjerman të Bayern Munich, Borussia Dortmund, Leverkusen apo Stuttgart
  • Kampionati Portugez – për ndjekësit e Benfica-s, Porto-s, apo Sporting-ut.
  • NBA – vendi ku luhet magjia e basketbollit amerikan.
  • MotoGP ) – shpejtësi, adrenalinë dhe spektakli i garave me motora.

Pra, nëse je tifoz i Milanit, Interit, apo Juventusit, ose thjesht nuk do të humbasësh spektaklin e Champions-it, apo klasin e gjermanëve ky bashkëpunim do të të shpëtojë nga vonesat dhe ngatërresat me pagesat.

Më shumë lehtësi për abonentët aktualë të Tring…

Tashmë, nuk ke pse kërkon pika të veçanta për të bërë pagesën e abonimit të Tring.
Mjafton një hapje dere tek pika më e afërt EasyPay (ka mbi 580 në të gjithë Shqipërinë) dhe mund të kryesh pagesën në pak minuta.

… dhe më shumë mundësi për përdoruesit e EasyPay

Nëse je tashmë klient i EasyPay, ky është një “upgrade” që nuk duhet ta lësh pa shfrytëzuar,
sepse tani, në të njëjtin vend ku paguan faturat, taksat apo siguracionin e makinës, mund të rinovosh edhe abonimin Tring.

Dy brande shqip që flasin një gjuhë: thjeshtësi dhe përvojë pa ndërprerje

Ky bashkëpunim nuk është thjesht një marrëveshje teknike mes dy kompanive. Është një hap drejt modernizimit të përvojës së përdoruesit shqiptar, i cili kërkon shërbime të thjeshta, të sigurta dhe të menjëhershme.

Tring sjell argëtimin. EasyPay sjell lehtësinë. Dhe bashkë, ato krijojnë një ekosistem ku pagesat dhe përmbajtja televizive takohen në një klikim të vetëm.

April 20, 2026
×
en_USEnglish