Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Gati për Maratonën e Tiranës 2025?  Ja 5 gjëra që duhet të bësh më parë

Nëse po planifikon të marrësh pjesë në Maratonën e Tiranës më 19 tetor 2025, ke bërë zgjedhjen e duhur. Ky event është më shumë se një garë – është një festë sportive ndërkombëtare, që bashkon njerëz nga Shqipëria dhe bota në zemër të kryeqytetit.

Por për të përfituar maksimalisht nga kjo përvojë, ja 5 gjëra që duhet të marrësh parasysh para se të regjistrohesh:

1. Zgjidh distancën e përshtatshme për ty

Maratona e Tiranës ofron tre kategori garimi:

  • 10K – për fillestarë ose për ata që duan një sfidë të moderuar.
  • 21K (gjysmëmaratonë) – për vrapues me përvojë që kërkojnë qëndrueshmëri dhe ritëm.
  • 42K (maratonë e plotë) – për ata që duan të testojnë kufijtë e tyre fizikë dhe mendorë.

Zgjedhja e distancës së duhur është çelësi për të shijuar garën dhe për të ruajtur motivimin gjatë përgatitjes.

2. Fillon përgatitjen në kohë

Edhe nëse ke qenë aktiv gjatë vitit, një maratonë kërkon përgatitje të strukturuar. Krijo një plan trajnimi që përfshin:

  • Rritje graduale të kilometrave javore
  • Ditë pushimi për rikuperim
  • Ushqyerje të ekuilibruar dhe hidratim
  • Testim të atleteve dhe veshjes që do përdorësh në ditën e garës

Konsistenca është çelësi!

3. Kujdesu për regjistrimin në kohë

Mos e lër për minutën e fundit. Regjistrimi për Maratonën e Tiranës hapet disa muaj para eventit dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Regjistrohu herët për të qenë i organizuar, i motivuar dhe për të përfituar nga opsionet e shumta të pagesës.

4. Shiko nëse bën pjesë në një nga kategoritë pa pagesë

Për ta bërë këtë ngjarje sa më gjithëpërfshirëse, Maratona ofron edhe kategori pa pagesë, të dedikuara për:

  • “We too” – për persona me aftësi ndryshe
  • Studentë – që duan të përjetojnë atmosferën sportive të qytetit
  • Pensionistë – që garojnë për shëndet dhe kënaqësi

Nëse bën pjesë në këto kategori, regjistrohu me guxim – kjo është një mundësi unike për të qenë pjesë e një komuniteti aktiv dhe për të promovuar përfshirjen sociale.

5. Bëje regjistrimin tënd më të lehtë me EasyPay

Për të disatin vit radhazi, EasyPay është platforma ekskluzive e shitjes së biletave për Maratonën e Tiranës, duke ofruar të gjitha metodat e pagesës, si online ashtu edhe në rrjetin fizik të pikave të shërbimit.

Si të regjistrohesh me EasyPay:

  • Online: Hyr në ticket.easypay.al/marathon/tirana, përzgjidh distancën dhe paguaj me kartë ose zgjidh opsionin “paguaj me cash” në një nga mbi 560 pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.
  • Në aplikacionin EasyPay: Gjej ikonën “Maratona e Tiranës” në seksionin e pagesave, zgjidh distancën dhe paguaj menjëherë nga telefoni. Nëse ke llogari EasyPay, mjaftojnë vetëm disa klikime. Nëse jo, je vetëm një hap larg krijimit të saj.

Në edicionin e vitit 2024, Maratona e Tiranës mblodhi mbi 3,000 garues nga 40 shtete të ndryshme, duke e kthyer qytetin në një qendër ndërkombëtare sporti, bashkëpunimi dhe energjie pozitive. Çdo vit, numri i pjesëmarrësve rritet – dhe me të, edhe emocionet.

Garimi për Maratonën e Tiranës 2025 fillon me regjistrimin. Dhe me EasyPay, ky start është më i lehtë se kurrë!

July 15, 2025
×
en_USEnglish