Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Kur dërgon para nga Italia, përfiton komisionet më të lira… kaq e thjeshtë!

Një shqiptar mund ta gjesh kudo: në Evropë, Amerikë, dhe ndoshta edhe në Azi dhe në Afrikë, por një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë të pas viteve 90’ jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Numërohen mbi 600’000 qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin Italian për të siguruar të ardhura më të larta, të ardhura këto që shpeshherë i dërgojnë drejt atdheut për të ndihmuar familjet.

Emigrantët shqiptarë në Itali, mbeten një ndër faktorët më të rëndësishëm në tregun e remitancave, sepse vazhdojnë të dërgojnë para rregullisht drejt Shqipërisë. Sipas publikimeve të Eurostat, këto shifra mendohen se mund të kalojnë 1.1 mld euro dhe përbëjnë rreth 25% të totalit të remitancave. Prej vitesh tashmë, EasyPay, si partner zyrtar i Ria Money Transfer, ndihmon të gjithë qytetarët shqiptarë, të marrin e dërgojnë para në mënyrën më të lehtë, shpejtë dhe sigurt. Ajo çfarë ka bërë diferencën në treg, janë komisionet më të lira.

Jeta shpeshherë është si një lojë: ka sfida të lehta e të vështira, por gjithmonë ka sfidë. Bota tashmë po kalon një moment të trazuar ekonomik dhe shqiptarët kanë nevojë për një mik që të zgjat dorën dhe të ofron ndihmë, pa kërkuar asgjë në këmbim. EasyPay ka premtuar se do të krijojë gjithmonë lehtësi për shqiptarët kudo që janë, dhe ndaj vjen sot me një fushatë të re në bashkëpunim me partnerët zyrtarë të Ria Money Transfer Italy.

Zbulo tarifat e reja, duke nisur nga 2.5€!

Të dërgosh para nga vendi i makaronave dhe picave është më e lehtë se kurrë: është si të paguash një copë picë. Kjo nuk është një shaka: tarifat e reja për dërgesat nga Italia drejt Shqipërisë nuk kanë qënë kurrë më lirë se tani dhe fillojnë nga vetëm 2.5€. Një super ofertë, një zbritje e jashtëzakonshme e komisioneve dhe një fushatë që nxit dërgesat e parave, si një formë e pastër e ndihmës për familjen: më shumë dashuri për familjen, më pak komisione për të paguar.

Për të dërguar para nga Italia është shumë e thjeshtë: mund të gjesh një pikë Ria Money Transfer kudo, në çdo shesh a rrugë kryesore. Për t’i tërhequr paratë në Shqipëri, është edhe më e thjeshtë: me një rrjet prej më shumë se 530 pikash fizike, EasyPay dhe Ria Money Transfer janë të shtrirë në të gjithë vendin: nga Vermoshi në Konispol, në lagjet më të populluara, do të njohësh një agjent EasyPay – Ria që do të të ndihmojë në çdo moment të ditës, në çdo ditë të javës, të tërheqësh para në pak minuta: shumë siguri, pak burokracira.

Falë bashkëpunimit mes EasyPay dhe Ria Money Transfer Italy, një epokë e re: ndryshe; më e mire; më e lehtë dhe më e lirë; e dërgesave të parave, sapo ka nisur dhe do të zgjasë përgjatë gjithë verës, deri në fund të muajit Shtator. Ju mendoni të gëzoni njerëzit tuaj të zemrës dhe ne do të vazhdojmë të mendojmë se si të krijojmë lehtësi për të dërguar para aty ku vërtetë ka rëndësi…

April 19, 2023
×
en_USEnglish