Maratona e Tiranës rikthehet me datë 13 Tetor 2019 në edicionin e saj të 4-të. Me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës, ky event mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.
Edicioni i 4-të i këtij aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e dy itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës .
Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.
Gara do të ketë 3 kategori: Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.
EasyPay gjendet e gatshme për të mbështetur si sponsor kryesor zyrtar këtë event të përmasave të mëdha. Për sigurimin e biletave EasyPay sërish gjendet aty pranë jush për t’ju krijuar lehtësi.
Biletat mund të rezervohen online në faqen https://tiranamarathon.com/ ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Ju mund të paguani nëpërmjet këtyre opsioneve:
- Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. https://ticket.easypay.al/marathons/tirana/tickets
- Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj. https://ticket.easypay.al/marathons/tirana/tickets
- T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në https://ticket.easypay.al/map/agents/locations
*Për më shumë informacion rreth eventit vizitoni faqen zyrtare të Maratonës së Tiranës: https://tiranamarathon.com/
Ju ftojmë të bashkoheni në këtë event të madh sportiv duke provuar veten apo edhe duke garuar në grup.