Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Mirëpresim këngëtarin Michalis Hatzigiannis, 4 Shtator, Amfiteatri i Tiranës

Në datë 4 Shtator, tek Amfiteatri i Tiranës mirëpresim këngëtarin e baladave Michalis Hatzigiannis. Ky artist njihet jo vetëm për repertorin e zgjedhur, por edhe për bashkëpunimin me ikona të muzikës greke si Haris Alexiou, George Dalaras, Dimitra Galani, Paschalis Terzis, Glykeria etj.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://ticket.easypay.al/ ku ndodhet informacioni mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni zonën ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini.

Ju gjithashtu mund të merrni biletën tuaj për koncertin e Michalis Hatzigiannis nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt vizitoni: bit.ly/epbileta

Për më shumë: https://ticket.easypay.al/

*Rreth Michalis Hatzigiannis

Michalis Hatzigiannis është diplomuar në Akademinë e Muzikës (Royal College of London) për piano, kitarë dhe muzikë. Ai ka prezantuar, për 20 vitet e fundit, një muzikë unike të ndjeshme plot melodi, stil të ri dhe kështu ka krijuar identitetin e tij.
Sot ai përbën një pjesë të rëndësishme të skenës muzikore moderne, duke krijuar karakterin e tij personal, qoftë përmes interpretimit të tij karakteristik dhe nëpërmjet kompozimit të muzikës për vete dhe për këngëtarë të tjerë.
Michalis Hatzigiannis ka bërë bashkëpunime me disa nga artistët më të njohur grek si Haris Alexiou, George Dalaras, Dimitra Galani, Paschalis Terzis, Glykeria etj.
Gjithashtu, ka fituar shumë çmime muzikore dhe shitjet e albumeve të tij tejkalojnë 3 milion kopje. Ai ka bërë qindra koncerte në Greqi, Qipro si edhe nga Amerika në Evropë dhe nga Australia në Afrikën e Jugut.
Në prill të vitit 2004 ai përfaqësoi Qipron në ceremoninë zyrtare të zgjerimit të BE që u zhvillua në Varshavë për të shënuar pranimin e 10 vendeve të reja në BE.
Gjatë Verës Olimpike për Greqinë, Michalis ka marrë pjesë në Ceremonitë e Hapjes dhe Mbylljes së Lojrave Olimpike – Athinë 2004.
Ai shpesh ka kontribuar për qëllime bamirësie dhe është ambasador për ELEPAP (organizatë bamirëse jofitimprurëse që mbështet fëmijët me aftësi të kufizuara mendore).
Sot, gjatë një periudhe shumë krijuese ai ka përfunduar bashkëpunimin e tij me tekstë shkruesen e shquar greke znj. Lina Nikolakopoulou.

August 13, 2019
×
en_USEnglish