Pas kërkesave të shumta, një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar, Alban Skënderaj rikthehet me një tjetër koncert fantastik ”Nën Yjet E Tiranës”, këtë herë në Amfiteatrin e Tiranës më datë 27 Shtator.
Alban Skënderaj shprehet plot entuziasëm për koncertin ”Nën Yjet E Tiranës”, duke ftuar të gjithë dashamirësit e muzikës së tij me anë të një shkrimi në profilin e tij zyrtar:
“Nën Yjet E Tiranës”
“Në raste të tilla ndoshta jam gjithmonë paksa euforik por këto janë lajmet dhe postimet që më lumturojnë vërtetë dhe që do të doja të ndaja shumë më shpesh me ju! Koncertet e mia recitale përveç se pasioni im tashmë janë një pikë e fortë dhe një pjesë tepër e rëndësishme e karrierës time artistike, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Është aty ku unë mundem dhe dua të flas me artin tim në cilësinë dhe lartësinë e tij maksimale! Jam i vetëdijshëm që gjatë gjithë këtyre viteve që bëj muzikë, dashamirës nga të gjitha moshat që vërtetë i duan krijimet e mia, presin besnikë e me durim të hekurt nga unë evente të mirëfillta ku mund të përputhen standartet më të mira artistike, profesionale dhe njerëzore.
E pra atëherë, mbas magjisë së Prishtinës dhe mbas shumë kërkesave për një “Bis” koncerti im recital i ardhshëm do të mbahet në 27 SHTATOR NË AMFITEATRIN E TIRANËS, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për ti bërë vend muzikës.
Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit specialë. “Nën Yjet E Tiranës” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes.
Tirana dhe qielli i saj vërtetë ju perkasin të gjithëve tashme ndaj ky koncert do i dedikohet edhe këtij qyteti që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritës e ti mbaj dyert hapur për çdo shqipëtar që ka patur diçka për të dhënë. Shumë shpejt do ju përditësoj rreth detajeve.
Faleminderit miq.”
Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e këngëtarit të mirënjohur Alban Skenderaj. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin e shumëpritur “Nën Yjet E Tiranës”.
Bëhuni pjesë e një mbrëmjeje unike ”Nën Yjet e Tiranës” duke blerë biletën tuaj tani nëpërmjet një prej opsioneve të më poshtme, ku gjithashtu do të gjeni informacion mbi çmimin e biletave:
- Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. ticket.easypay.al
- Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj. ticket.easypay.al
- T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/epbileta
Për më shumë vizitoni: ticket.easypay.al