Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Pozicion i lirë pune: Specialisti/e i/e sherbimit te klientit

A je i/e apasionuar pas ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit? Easypay është në kërkim të individëve entuziastë dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ne si Specialistë të Shërbimit ndaj Klientit! Në këtë rol, ju do të jeni pika e parë e kontaktit për klientët tanë, duke asistuar në pyetjet e tyre, zgjidhur çështje dhe siguruar një përvojë të shkëlqyer përdorimi.

Rolet dhe Përgjegjësitë

– Të përgjigjet në mënyrë profesionale dhe të shpejtë ndaj kërkesave të klientëve përmes telefonit, email-it dhe kanaleve të tjera të komunikimit.

– Të ofrojë informacion të saktë dhe të përditësuar mbi produktet dhe shërbimet financiare të kompanisë.

– Të ndihmojë klientët në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme financiare, duke përfshirë çështjet e llogarive, pagesave dhe sherbimeve te tjera.

– Të punojë ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë për t’u siguruar që klientët të marrin një shërbim të plotë dhe të kënaqshëm.

– Të identifikojë mundësitë për të përmirësuar eksperiencën e klientëve dhe të përcjellë rekomandimet te menaxheri I departamentit.

Kërkesat dhe njohuritë e nevojshme

– Eksperiencë e mëparshme në shërbimin ndaj klientit.

– Aftësi të shkëlqyera komunikuese, verbale dhe të shkruara.

– Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe efektive në grup.

– Qasje të kujdesshme dhe profesionale ndaj zgjidhjes së problemeve.

Përfitimet

– Një mundësi e shkëlqyer për zhvillim personal. Në departamentin e marketingut dhe shërbimit të klientit, ne jemi një ekip i vogël dhe besojmë se është vendi i përsosur për t’u rritur dhe mësuar.

– Mundësi për të sjellë ide të reja në një ekip ku nuk do të dëgjoni kurrë shprehjen “… sepse kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat më përpara”

– Zyra jonë në Tiranë ndodhet direkt në zonën e Bllokut, shumë afër dhe e aksesueshme nga kudo.

– Team Retreats – Të paktën dy herë në vit i gjithë ekipi ynë organizon udhëtime ekipore për t’u argëtuar dhe për të qenë të gjithë së bashku në një ambjent të ndryshëm.

Arritëm të zgjonim interesin tuaj? Dërgoni dokumentet tuaja të aplikimit (CV dhe materiale shoqëruese) në adresën e emailit: marketing@easypay.al. Ju mirëpresim!

November 11, 2024
×
en_USEnglish