Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Pushime, familje apo biznes? Ja si të dërgoni para kudo në Shqipëri me komisionet më të ulëta

Të dërgosh para brenda Shqipërisë sot nuk duhet të jetë një proces i gjatë, i kushtueshëm apo i ndërlikuar. Qoftë për të ndihmuar një të afërm në një qytet tjetër, për të përballuar një pagesë të paplanifikuar apo për të transferuar të ardhura brenda rrjetit të biznesit, mund ta bësh këtë lehtësisht në çdo cep të vendit. 

Shërbimi i transfertave kombëtare nga EasyPay funksionon shumë thjesht: shkon në një pikë EasyPay dhe dërgon shumën që dëshiron; personi që do ta marrë shkon në një tjetër pikë EasyPay dhe i tërheq paratë menjëherë. Nuk ka nevojë për llogari bankare e as për formularë të komplikuar – duhet vetëm një dokument identifikimi dhe numri i telefonit i përfituesit, dhe paratë tuaja dërgohen në çast kudo në Shqipëri. 

Në muajt e verës, ky shërbim bëhet edhe më i rëndësishëm. Siç shprehet edhe z. Marjo Deda, Drejtor i Shitjeve në EasyPay: 
“Gjatë sezonit turistik, shohim një rritje të ndjeshme të kërkesës për transfertat brenda vendit. Familjet që dërgojnë para te të afërmit që ndodhen me pushime, të rinjtë që punojnë në bizneset sezonale në jug apo veri, pagesat për akomodime, shërbime turistike apo shpenzime të përditshme – të gjitha këto e kthejnë këtë periudhë në një moment kulmor për lëvizjen e parasë në territor. Edhe bizneset kanë më shumë nevojë për pagesa të shpejta drejt furnitorëve dhe bashkëpunëtorëve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.” 

Ajo që e bën këtë shërbim edhe më të vlefshëm është rrjeti i gjerë i pikave EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Janë mbi 550 pika të shpërndara në qytete të mëdha dhe zona rurale, që punojnë me orare fleksibël – madje shumë prej tyre janë të hapura edhe gjatë fundjavës. 

Përveç kësaj, tarifat e EasyPay për transfertat kombëtare janë ndër më të lirat në treg. Ky është një faktor që ka bërë që shumë individë dhe biznese të zgjedhin këtë mënyrë për të dërguar para brenda vendit. Pagesat bëhen në kohë reale, janë të sigurta dhe të kontrolluara nga rrjeti i agjentëve EasyPay, të cilët janë gjithmonë në dispozicion për të dhënë informacion të saktë dhe ndihmë të menjëhershme për çdo paqartësi. 

Në fund të ditës, ka shumë arsye pse njerëzit zgjedhin të dërgojnë para brenda Shqipërisë – për të ndihmuar familjarët, për të përballuar shpenzime sezonale, për të mbështetur punë sezonale apo për të mbajtur në lëvizje një biznes që operon në disa qytete njëherazi. Në një vend ku distancat janë të vogla por nevojat të ndryshme, transfertat e brendshme mbeten një domosdoshmëri. 

Cilado qoftë arsyeja jote, EasyPay është gjithmonë afër për të ndihmuar. Me çmime të ulëta, mbi 550 pika në të gjithë Shqipërinë dhe një proces të thjeshtë që zgjat vetëm pak minuta. 
Pyet në pikën më të afërt EasyPay dhe dërgo paratë menjëherë 

July 4, 2025
×
en_USEnglish