Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Sa i sigurt është procesi i mbushjes së llogarisë EasyPay përmes Bankingut të Hapur?

Në një epokë ku teknologjia po transformon menaxhimin e financave, Bankingu i Hapur është një zhvillim i rëndësishëm në sektorin financiar. EasyPay, fintech-i i parë në Shqipëri që ka implementuar këtë teknologji, ofron një mundësi të sigurt dhe efikase për mbushjen e llogarisë tuaj përmes bankave shqiptare, si ABI Bank

Siguria dhe besueshmëria e Bankingut të Hapur – Çfarë e bën kaq të sigurt? 

  • Licencuar dhe i kontrolluar nga Banka e Shqipërisë 

Që nga viti 2024, EasyPay është operatori i parë i licencuar për shërbime të Bankingut të Hapur në Shqipëri, duke siguruar përputhje me rregullat evropiane dhe standardet e sigurisë. 

  • Teknologji moderne sigurie 

Të gjitha transaksionet realizohen përmes API-ve të enkriptuara, të njëjtat sisteme që përdoren nga bankat për të mbrojtur të dhënat e klientëve. 

  • Identifikim i sigurt dhe kontroll mbi të dhënat 

Më poshtë po japim një instruksion të thjeshtë se si mund të kryhet mbushja e llogarisë EasyPay nëpërmjet një prej bankave me të cilat rimbushja nëpërmjet Bankingut të hapur është tashmë live: 

  1. Zgjidhni ABI Bank nga lista e bankave në aplikacionin EasyPay. 
  1. Identifikohuni me kredencialet tuaja bankare në një mjedis të sigurt. 
  1. Vendosni kodin e konfirmimit që do të merrni nga aplikacioni i bankës. 
  1. Jepni konfirmimin për pagesën, dhe llogaria juaj EasyPay mbushet menjëherë dhe është gati për përdorim. 

Çfarë përfiton përdoruesi? 

  • Rimbushje e menjëhershme e llogarisë EasyPay nga ABI Bank.
  • Pa nevojë për kartë bankare apo prezencë fizike në degë. 
  • Siguri maksimale në çdo hap të procesit. 
  • Pagesa të shpejta për fatura, blerje online dhe shërbime të tjera. 

EasyPay – Inovacion dhe siguri për financat tuaja 

Si pionier në ofrimin e zgjidhjeve digjitale të pagesave në Shqipëri, EasyPay po sjell teknologji të avancuar dhe angazhim ndaj sigurisë për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. 

Shkarkoni aplikacionin EasyPay dhe provoni përfitimet e Bankimit të Hapur për menaxhimin dhe pagesat tuaja financiare. 

May 15, 2025
×
en_USEnglish