Startup Live u zhvillua gjatë fundjavës 18 deri 20 Maj 2018. Si kompania më inovatore në metodat e pagesave në Shqipëri, EasyPay mbështeti dhe sponsorizoi sërish këtë event që organizohej nga Startup Live Tirana.
Aktiviteti u zhvillua me fokus, prezantimin e projekteve dhe zbulimin e talenteve të reja në fushën e teknologjisë së informacionit, programim, manaxhim etj.
Vizioni i ketij eventi është të krijojë një komunitet global të mendjeve sipërmarrëse dhe influencuesve të fillimit për të mbështetur njëri-tjetrin dhe të rriten sëbashku.
Mentorët e një niveli të lartë me eksperiencë të provuar në fillimin e aktiviteteve udhëhoqën me këshilla të dorës së parë për mënyrën e krijimit të një biznesi të suksesshëm.
Këtë herë EasyPay mori pjesë me dy nga përfaqësuesit e saj: Ardit Mero (Vice Director| Easypay) dhe Lisandër Cuedari (Head of IT | Easypay) në rolin e mentorëve. Ata u kujdesën në drejtimin e qartë edhe të duhur lidhur me secilën prej grupeve të start-upeve.
Qëllimi i tyre kryesor ishte përciellja e këshillave lidhur me maksimizimin e vlerës së idesë teknikisht dhe komercializimin e saj në tregje përtej kufijve të vendit.
*Nga Megi Milo