Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

TEDx Tirana 2018- EasyPay sërish prezente me ofrimin e biletave online

Post Event

TEDx Tirana ishte ngjarje lokale e organizuar në mënyrë të pavarur në Tiranë që përpiqet të krijojë përvojën unike të gjetur në TED. Në thelbin e saj, qëllimi themelor i TEDx Tirana ishte nxitja dhe shpërndarja e ideve të mëdha. Grupi i ndryshëm i njerëzve të pranishëm mësuan nga njëri-tjetri, si folës dhe si pjesëmarrës, dhe u larguan nga konferenca me një frymëzim të ri për të përmirësuar në mënyrë kreative të ardhmen tonë kolektive.

Biletat u shitën ekskluzivisht online me EasyPay, i cili ishte dhe një nga sponsorat kryesor të këtij formati eventi.

Skuadra EasyPay ishte prezente gjatë eventit, ku kreu dhe konvertimin e biletave elektronike në byrzylykët që siguronin aksesin në TEDx Tirana. Të gjithë personat që kishin blerë biletat me EasyPay, patën mundësinë të shikonin se si funksion skanimi i biletave të shitura me kodin QR nga aplikacioni EasyPay, një risi për tregun e biletave në Shqipëri.

 

Lançimi i bashkëpunimit

Këtë vit në bashkëpunim me TEDx, EasyPay mundëson si formë pagese lokale biletat online në platformën http://tedxtirana.com/index.html , për TEDx Tirana 2018 më 15 Shtator.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://ticket.easypay.al/events/Tirana/all ku ndodhet dhe informacioni mbi çmimin e biletave.

Format e pagesës që EasyPay mundëson janë:

–  Pagesa me Visa apo MasterCard.

–  Pagesa direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.

  • Nëse nuk jeni të regjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar website-in e tonë.
  • Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj tek http://tedxtirana.com/index.html. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.
September 10, 2018
×
en_USEnglish