Main Office
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Titulli: Tirana vrapon më 25 Tetor. E sigurove biletën tënde?

Më 25 tetor, rrugët e Tiranës do të mbushen sërish me hapa, duartrokitje dhe energji. Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, mbërrin në edicionin e saj të 10-të. Për të dhjetin vit radhazi, EasyPay është metoda ekskluzive e pagesës dhe regjistrimit për garën.

Ora po numëron. Deri në ditën e garës mbeten vetëm pak javë, dhe ky është momenti për të vendosur: do ta shohësh garën nga trotuari, apo do të jesh pjesë e saj?

Zgjidh sfidën tënde

Maratona e Tiranës ka një distancë për çdo vrapues, nga profesionisti te ai që vrapon për herë të parë:

  • Maratona: 42.195 km, për ata që duan sfidën e plotë
  • Gjysmë Maratona: 21.0975 km, për vrapuesit me përvojë
  • Tirana 10K: ideale për ata që duan të testojnë veten
  • Tirana 5K: për familjet, miqtë dhe këdo që do të shijojë atmosferën

Mund të garosh si individ ose të bashkohesh me të tjerë si ekip, biznes, institucion apo grup bamirësie. Vraponi bashkë me kolegët, shokët e klubit ose familjen dhe kthejeni garën në një kujtim të përbashkët.

Regjistrimi është falas për studentët shqiptarë me kartë studenti të vlefshme, si dhe për qytetarët shqiptarë mbi 62 vjeç (gra) dhe mbi 65 vjeç (burra).

easypay: një event, shumë mënyra për të paguar

Si kompani figitale, ku bota dixhitale takon atë fizike, easypay i jep çdokujt mundësinë të paguajë në mënyrën që i përshtatet më shumë:

  • Online me kartë: në ticket.easypay.al, nga çdo pajisje dhe në çdo orë.
  • Në aplikacionin easypay: gjej butonin e Maratonës së Tiranës te pagesat dhe paguaj me disa klikime. Nuk e ke ende aplikacionin? Shkarkoje falas dhe hap llogarinë online në pak minuta.
  • Me para në dorë: regjistrohu online, gjenero kodin e pagesës dhe paguaj brenda 48 orëve në një nga mbi 600 pikat easypay në të gjithë Shqipërinë.

Tani edhe më pranë teje: dy pika të reja në terren

Për t’u ardhur më pranë qytetarëve, easypay ka hapur dy pika shitjeje speciale për maratonën:

  • Në Sheshin Skënderbej, aty ku jepet edhe nisja e garës
  • Te Liqeni Artificial, te Garda, aty ku vrapuesit e Tiranës stërviten çdo ditë

Kalo aty, merr biletën dhe nisu drejt sfidës.

Pse vrapojmë?

Çdo maratonë nis shumë më herët se vija e startit, nis me vendimin për ta provuar. Në garë nuk mund të mposhtësh gjithmonë të tjerët, por mund të mposhtësh zërin që të thotë “ndalo”. Dhe kur kalon vijën e finishit, nuk ke përshkuar vetëm kilometra, ke provuar se je më i fortë nga ç’mendoje.

Disa vrapojnë për rekord, disa për shëndet, disa për dikë që e duan. Të gjithë, në fund, vrapojnë për të njëjtin moment: atë kur qyteti të duartrokit.

Mos e lër për nesër

Pak javë na ndajnë nga starti. Nxito të blesh biletën dhe bëhu pjesë e edicionit jubilar të Maratonës së Tiranës. Le të jetë ky viti kur nuk e shikon garën nga anash, por e vrapon. Tirana të pret në start, finishi të pret ty.

👉 Regjistrohu tani në ticket.easypay.al, në aplikacionin easypay, ose në pikën easypay më të afërt.

October 7, 2026
×
en_USEnglish