Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Women entrepreneurship and diversity: Secret Santa Gift Exchange

Dhjetori njihet si muaji i festave, i tillë ishte edhe fillimi i tij. Pas suksesit të eventit të vjetshëm në Nëntor, ‘Lifting the Barriers of Gender Equality and Financial Inclusion’ dhe interesit e kërkesave të pjesëmarrësve, kompania EasyPay në bashkëpunim me NAWE, vendosën rikthimin dhe organizimin më datë 2 Dhjetor, i cili shënon dhe përvjetorin e parë të NAWE (Network of Albanian Women Entrepreneurs). Pranë ambienteve të “Destil Hostel” në Tiranë u zhvillua edicioni i dytë i eventit “Women entrepreneurship and diversity: Secret Santa Gift Exchange”. Vendi ku u zhvillua eventi ka një domethënie gjithashtu, Destil është një hapësirë alternative e cila drejtohet prej vitesh nga nga një grua e re sipërmarrëse, e cila po ndryshon konceptin e përdorimit të ambienteve publike në Shqipëri.

Ky event mirëpriti të gjitha gratë dhe vajzat sipërmarrëse ose me dëshirën për të qënë të tilla për të festuar bashkë arritjet, sfidat dhe për të mirëpritur sezonin festiv. Një pasdite ndryshe, me prezantime frymëzuese, ushqim, pije dhe një lojë misterioze dhuratash kombinuar me biseda miqësore dhe networking. Me një interes përtej pritshmërive, nga ku 100 pjesëmarrëse, 45 ishin sipërmarrëse dhe 35 përfaqësuese institucionesh e kompanish. Gjatë aktivitetit u organizua një banket që mblodhi gatime dhe specialitete të sipërmarrëseve të ndryshme gra në fushën e gastronomisë dhe turizmit, ku përfshiheshin: Shtepia e Trendafilave, MIA Organic, Amfiteatri Boutique Hotel, Homemade by Jona, Pemla Living foods, New York-Tirana Bagels, Luga e Argjendtë; çka pati shumë sukses dhe mori shumë përgëzime.

‘Highlight-i’ i eventit ishte dhe rikthimi Madi Sharma sërish ‘in town’, për edicionin e dytë të Women Entrepreneurship and Diversity dhe për të promovuar librin e saj më të fundit, ‘Madi No Excuses!’.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e eventit ishte energjia dhe fryma pozitive që u përcoll midis pjesëmarrëseve gjatë zhvillimit të lojës Secret Santa. Çdokush që morri pjesë kishte sjellë me vete një dhuratë, ku emrat e pjesëmarrësve u vendosën në një kuti dhe u miksuan. Çdo njeri zgjodhi një emër nga kutia, pa i treguar askujt se cili emër i qëlloi deri në fund të mbrëmjes. Në fund, kur u dha lajmërimi, secili nga pjesëmarrëset shkëmbeu dhuratën e saj me personin përkatës, duke krijuar kështu njohje dhe miqësira të reja. Atmosfera e krijuar ishte mbresëlënëse, kjo solli edhe dëshirën e madhe të secilës prej pjesëmarrëseve për të qenë sërish pjesë e këtij eventi.

Madi SHARMA

Madi është një sipërmarrëse e cila themeloi dhe drejton Grupin Madi, një grup i sektorit privat ndërkombëtar dhe I kompanive jo-fitimprurëse dhe OJQ-ve. Filozofia e saj është të krijojë 7 miliardë ide inovative të përshtatura për veprimet lokale të cilat mund të arrijnë ndikime globale të dobishme për një shoqëri të qëndrueshme.

Madi e quajti veten ‘Viktimë të ndryshimit’, pasi përvoja e saj personale e ka kaluar përmes ‘Universitetit të Jetës’ si një viktimë e dhunës në familje, një prind i vetëm , ndërsa ajo krijoi kompaninë e saj të parë nga kuzhina e saj në shtëpi, e cila u rrit në 2 fabrika dhe 35 punonjës. Ajo ka marrë nderin e “Gruas Aziatike të Arritjes”, ‘Bossit’ më të mirë të Britanisë së Madhe dhe emërimit të Kryeministrit në Komitetin Ekonomik dhe Social Europian në Bruksel, që përfaqëson Grupin e Punëdhënësve.

Madi është një folëse publike ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e sipërmarrjes, sipërmarrjes femërore, diversitetit, balancës gjinore dhe pasionit të saj për përgjegjësinë sociale të korporatave. Prezantimet e saja, të folura nga zemra, motivojnë dhe frymëzojnë dhe kërkojnë që të tjerët të marrin në konsideratë aftësinë e tyre për të ndikuar në ndryshime. Ajo prezanton dhe jep mësim në shkolla, universitete dhe po mendon të fusi në angazhimin e saj edhe bizneset e organizatat.

 

December 6, 2017
×
en_USEnglish