3 Qershor 2016
Shërbimi i telefonisë celulare është bërë tashmë pjesë e pazëvendësueshme e jetës sonë si përdorues. Kjo pjesë e rëndësishme e telekomunikacionit modern është vazhdimisht në zhvillim, transformim dhe në kërkim të më të mirës. EasyPay, shton si shërbim për klientët edhe një nga operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile.
Nëpërmjet këtij shërbimi EasyPay ofron rimbushjen e numrave Eagle dhe aktivizimin e ofertave. Së shpejti do mundësojmë edhe pagesën faturave për numrat me kontratë.