Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay mbyll me sukses bashkëpunimin me Turtle Fest

Në datat 4, 5 dhe 6 gusht u zhvillua edicioni i 6 i Festivalit Muzikor Turtle Fest në plazhin e Drimadhesit. EasyPay këtë vit ishte partner i parë zyrtar i shitjes së biletave online si dhe në rrjetin e agjentëve EasyPay mbarë Shqiperinë. Shitja e biletave të festivalit pësoi një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara dhe pati një sukses të madh në audiencen e Shqiperisë dhe Kosovës.

      

Skuadra EasyPay ishte prezente gjatë datave të festivalit në hyrje të Turtle Fest, ku u krye konvertimi i biletave elektronike në byrzylykët që siguronin aksesin në festival. Të gjithë personat që kishin blerë biletat me EasyPay, patën mundësinë të shikonin se si funksion skanimi i biletave të shitura me kodin QR nga aplikacioni EasyPay, një risi për tregun e biletave në Shqipëri.

       

Përvec kesaj, EasyPay mundësoi dhe instalimin artistik me cadra të ndricuara në hyrje të festivalit, për t’i uruar mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve.  Interesi për shërbimet e EasyPay dhe partneritetin me Ria Money Transfer ishte i madh, dhe personat që morën pjesë patën mundësinë të përfitonin nga dhuratat e shumta të personalizuara EasyPay-Ria, të cilat tërhoqën vëmendjen për vecantinë që kishin. Nata e fundit e festivalit u finalizua me një shfaqje lantern-ash mundësuar nga EasyPay dhe Ria për t’i dhënë lamtumirën e përkohshme eksperiencës magjike të Turtle Fest.

Si rezultat i mbylljes me sukses të këtij projekti të ri, pritet të ketë bashkëpunime të tjera të ngjashme me EasyPay dhe partnerë eventesh rinore.

August 10, 2017
×
en_USEnglish