Në datat 4, 5 dhe 6 gusht u zhvillua edicioni i 6 i Festivalit Muzikor Turtle Fest në plazhin e Drimadhesit. EasyPay këtë vit ishte partner i parë zyrtar i shitjes së biletave online si dhe në rrjetin e agjentëve EasyPay mbarë Shqiperinë. Shitja e biletave të festivalit pësoi një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara dhe pati një sukses të madh në audiencen e Shqiperisë dhe Kosovës.
Skuadra EasyPay ishte prezente gjatë datave të festivalit në hyrje të Turtle Fest, ku u krye konvertimi i biletave elektronike në byrzylykët që siguronin aksesin në festival. Të gjithë personat që kishin blerë biletat me EasyPay, patën mundësinë të shikonin se si funksion skanimi i biletave të shitura me kodin QR nga aplikacioni EasyPay, një risi për tregun e biletave në Shqipëri.
Përvec kesaj, EasyPay mundësoi dhe instalimin artistik me cadra të ndricuara në hyrje të festivalit, për t’i uruar mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve. Interesi për shërbimet e EasyPay dhe partneritetin me Ria Money Transfer ishte i madh, dhe personat që morën pjesë patën mundësinë të përfitonin nga dhuratat e shumta të personalizuara EasyPay-Ria, të cilat tërhoqën vëmendjen për vecantinë që kishin. Nata e fundit e festivalit u finalizua me një shfaqje lantern-ash mundësuar nga EasyPay dhe Ria për t’i dhënë lamtumirën e përkohshme eksperiencës magjike të Turtle Fest.
Si rezultat i mbylljes me sukses të këtij projekti të ri, pritet të ketë bashkëpunime të tjera të ngjashme me EasyPay dhe partnerë eventesh rinore.