Forumi i Kartave 2018: “Rritja e përdorimit të kartës si instrument pagese”
Gjatë Forumit të Kartave 2018, e organizuar nga AAB, u diskutuan temat më të rëndësishme të momentit në sektorin financiar globalisht: Digjitalizimi, E-commerce, pagesat elektronike, bashkëpunimi me Fintechs etj. Ishte kënaqësi të shohësh në të njëjtin panel, përfaqësues nga Visa, MasterCard së bashku me EasyPay!
Pjesë e rëndësishme e eventit ishin edhe folësit në forum. Ata ishin përfaqësues të institucioneve publike, autoritetit mbikëqyrës, bankave tregtare në Shqipëri, të Visa dhe MasterCard, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, shoqërive lokale e ndërkombëtare që ofrojnë shërbime në këtë fushë, etj.
EasyPay, gjithashtu nuk mund të mungonte si kompani ne këtë event sinjifikues. Ajo u përfaqësua nga CEO, Znj. Linda Shomo, e cila tregoi për suksesin që kompania ka arritur që prej krijimit të saj, rolin e saj në sektorin financiar dhe sfidat që e shoqërojnë cdo ditë në ecurinë e saj lidhur me pagesat elektronike të cilat i ofrojnë lehtë e sigurt.
Pjesëmarrës dhe folës të rendësishëm ishin:
- Albana Shkurta
Zëvendësministër
Ministria e Financave dhe Ekonomisë - Vasilika Vjero
Drejtor i Përgjithshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve - Elisabeta Gjoni
Zëvëndësguvernatori i Parë i Bankës së Shqipërisë
Kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave - Vasilis Panagiotidis
Drejtor
Shoqata Greke e Bankave - Zak Topuzi
Kryetar i Shoqatës së Turizmit - Linda Shomo
CEO & Themeluese
EasyPay - Eltion Koci
Menaxher i Thesarit
Grupi Balfin - Dritan Mollanji
Këshilltar
PayLink - Fatih Karli
Drejtor i Grupit të Bankingut Individual
Banka Kombëtare Tregtare
Moderatorë:
- Spiro Brumbulli
Sekretari i Përgjithshëm
Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) - Nevila Kovaci
Kryetare e Komitetit të Kartave
AAB