Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay merr çmimin ‘World Business Leader’

Çmimi ‘World Business Leader’

EasyPay Albania është shpërblyer nga Konfederata Botërore e Bizneseve si “World Business Leader” duke qenë një lidere e suksesshme e cila punon në mënyrë inovative, të ditur dhe sistematike.

Konfederata Botërore e Bizneseve promovon praktikat më të mira të biznesit në manaxhim, përgjegjësi sociale të korporatave, cilësi e produktit dhe shërbimit, trajnim i punonjësve dhe etika e biznesit. Ajo u themelua më 9 shtator 2004, në qytetin e Hjustonit, Texas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizioni fillestar i themeluesve të WORLDCOB ishte krijimi i një organizate ndërkombëtare biznesi që do të bashkonte ato kompani që ishin udhëheqëse në fushat e tyre, duke u përpjekur çdo ditë për të nxitur rritjen e ekonomisë në vendet e tyre dhe në botë dhe duke i bërë ato modele që duhen ndjekur. Kjo është arsyeja përse u krijua çmimi ndërkombëtar i biznesit Bizz. Ai ofron një gamë të gjerë përfitimesh për të ndihmuar në zhvillimin e këtyre kompanive.

Momentalisht, misioni parësor i WORLDCOB është promovimi i zhvillimit të biznesit në të gjithë botën, duke ndihmuar  rritjen e bizneseve dhe biznesmenëve kryesorë në çdo vend përmes mjeteve dhe shërbimeve të veçanta që i ofron anëtarëve të saj. Ajo ka mbi 3.000 anëtarë, që përfaqësojnë më shumë se 100 vende.

Ky çmim ishte me siguri një surprizë e bukur për EasyPay Albania dhe na inkurajon të vazhdojmë angazhimin tonë me përkushtim dhe vendosmëri.

December 28, 2017
×
en_USEnglish