EasyPay përzgjidhet nga Qeveria Hollandeze pjesë e programit “Brilliant Entrepreneur”
EasyPay dhe CEO e saj Lindita Shomo, përzgjidhet nga Qeveria Hollandeze si fitues të programit “Brilliant Entrepreneur”. Misioni i programit “Sipërmarrëset Brilante” është të zbulojë talente dhe të ndihmojë femrat në fushën e biznesit të jenë të suksesshme. Ky program ofron mundësi për zhvillim kapaciteti, bashkëpunim dhe ndërtim rrjeti profesionistësh, mundësi për zhvillim biznesi dhe njohurish në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Programi mbështetet nga Ambasada Hollandeze dhe është shumë i vlefshëm për vizionin dhe strategjinë e EasyPay, për zhvillimin e aktivitetit të mëtejshëm në rajon.