Drejtoresha ekzekutive e EasyPay, Znj. Lindita Shomo, pjesëmarrëse në panelin “Fuqizimi i femrës në biznes”- organizuar nga CEED Albania në kuadër të Projektit Rajonal për Rritjen Ekonomike (REG-Regional Economic Growth). Ky ishte aktiviteti i parë me në fokus femrat sipërmarrëse. Objektivi i përgjithshëm i kësaj iniciative, Fuqizimi i Femrës në Biznes (EWB – Empowering Woman in Business), është rritja e aftësive udhëheqëse dhe manaxhuese të femrave sipërmarrëse, zvogëlimi i hendekut e kapitalit njerëzor dhe rritja e numrit të femrave sipërmarrëse / manaxhere që zotërojnë apo manaxhojnë biznes të vogël/mesëm. Të ftuar në këtë eveniment ishin përfaqësues nga USAID, nga institucionet publike si dhe femra të suksesshme në fushën e biznesit. Aktiviteti u mbështet nga Znj. Emanuela Pepkola Zaimi (Themeluese e Fondacionit Down Syndrome Albania), Znj. Lindita Shomo (Drejtoresha ekzekutive e EasyPay shpk) dhe Znj. Serena Nikolin Leka (Network of Excellent Students UT). Ky aktivitet është konsideruar më i rëndësishmi i kësaj iniciative sepse identifikoi ato sipërmarrëse të cilat do të përfshiheshin më pas në aktivitetet e trajnimit.