Kërkon kredi konsumatore? Pyet agjentët EasyPay
Tani është e mundur të aplikosh për kredi të shpejtë konsumatore dhe kredi personale nga Intesa Sanpaolo Bank edhe në pikat e EasyPay! Përgjatë 2023 të dy institucionet e kanë shtrirë edhe më tej bashkëpunimin e tyre, duke shtuar këtë fundvit shërbimin e aplikimit për kredi konsumatore në pikat EasyPay, kudo në Shqipëri.
Si mund të kryesh aplikimin?
Intesa Sanpaolo Bank e ka thjeshtësuar procesin e kredidhënies duke vendosur në dispozicion të tregut agjentët EasyPay, të cilët gjenden në të gjithë territorin dhe janë të specializuar për të dhënë një shërbim të dedikuar për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për llojet e kredive, komisioneve, dhe mënyrave të kryerjes së pagesave.
Ky bashkëpunim midis Intesa Sanpaolo Bank dhe EasyPay ka nisur fillimisht në disa pika të përzgjedhura EasyPay në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, për tu shtrirë më pas gradualisht edhe në pikat e tjera EasyPay, kudo në Shqipëri.
Si hap të parë në procesin e aplikimit duhet të gjeni vendndodhjen e pikave EasyPay më pranë jush duke iu referuar hartës online në: https://easypay.al/en/pikat-easypay-ria/
Agjentët tanë do t’ju japin shëbimin e dedikuar për aplikimin për kredi të shpejtë konsumatore dhe kredi personale.
Karakteristikat e Kredisë Personale
Shuma maksimale | Deri në LEK 3.000.000 / EUR 28.000 |
Monedha | LEK / EUR |
Afati i shlyerjes | Deri në 7 vjet |
Pjesëmarrja e Bankës në financim | 100% |
Karakteristikat e Kredisë së Shpejtë Konsumatore
Shuma maksimale e financimit | 1.000.000 LEK / 8.000 EUR |
Norma e interesit | 12% |
Garanci / Garantor | Nuk kërkohet |
Mënyra e pagimit | Këste fikse mujore |
Pasi të jeni mirë informuar, ju mund të nisni procesin e aplikimit në pikën EasyPay ku ndodheni. Dhe, Intesa Sanpaolo Bank do të disbursojë kredinë e zgjedhur në të njëjtën ditë ose disa ditë më pas.
Intesa Sanpaolo Bank dhe EasyPay: Më shumë mundësi, më shumë vendndodhje dhe më pak bureokraci!