Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Kredi konsumatore nga Intesa Sanpaolo Bank në pikat EasyPay

Kërkon kredi konsumatore? Pyet agjentët EasyPay

Tani është e mundur të aplikosh për kredi të shpejtë konsumatore dhe kredi personale nga Intesa Sanpaolo Bank edhe në pikat e EasyPay! Përgjatë 2023 të dy institucionet e kanë shtrirë edhe më tej bashkëpunimin e tyre, duke shtuar këtë fundvit shërbimin e aplikimit për kredi konsumatore në pikat EasyPay, kudo në Shqipëri.

Si mund të kryesh aplikimin?

Intesa Sanpaolo Bank e ka thjeshtësuar procesin e kredidhënies duke vendosur në dispozicion të tregut agjentët EasyPay, të cilët gjenden në të gjithë territorin dhe janë të specializuar për të dhënë një shërbim të dedikuar për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për llojet e kredive, komisioneve, dhe mënyrave të kryerjes së pagesave.

Ky bashkëpunim midis Intesa Sanpaolo Bank dhe EasyPay ka nisur fillimisht në disa pika të përzgjedhura EasyPay në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, për tu shtrirë më pas gradualisht edhe në pikat e tjera EasyPay, kudo në Shqipëri.

Si hap të parë në procesin e aplikimit duhet të gjeni vendndodhjen e pikave EasyPay më pranë jush duke iu referuar hartës online në: https://easypay.al/en/pikat-easypay-ria/

Agjentët tanë do t’ju japin shëbimin e dedikuar për aplikimin për kredi të shpejtë konsumatore dhe kredi personale.

 Karakteristikat e Kredisë Personale

Shuma maksimale Deri në LEK 2.200.000 / EUR 18.000
MonedhaLEK / EUR
Afati i shlyerjesDeri në 7 vjet
Pjesëmarrja e Bankës në financim100%

Karakteristikat e Kredisë së Shpejtë Konsumatore

Shuma maksimale e financimit1.000.000 LEK / 8.000 EUR
Norma e interesit12%
Garanci / GarantorNuk kërkohet
Mënyra e pagimitKëste fikse mujore

Pasi të jeni mirë informuar, ju mund të nisni procesin e aplikimit në pikën EasyPay ku ndodheni. Dhe, Intesa Sanpaolo Bank do të disbursojë kredinë e zgjedhur në të njëjtën ditë ose disa ditë më pas.

Intesa Sanpaolo Bank dhe EasyPay: Më shumë mundësi, më shumë vendndodhje dhe më pak bureokraci!


27 Dhjetor, 2023
×
sqShqip