Në përmbyllje me sukses të Maratonës Enkelana më datë 30 korrik në Pogradec, EasyPay u gjend edhe njëherë më pranë vrapuesve dhe pjesëmarrësve duke i ofruar pagesat e biletave online apo fizikisht në pikat e dedikuara.
Mbi 600 vrapues u pajisën me bluzat dhe numrat përkatës dhe u bënë gati në startin e Maratonës për të filluar me garën e shumëpritur. EasyPay ishte aty e gjendur në flamujt që valëviteshin dhe kangjellat që tregonin rrugën ku duhej vrapuar.
Pjesëmarrësit në këtë garë, fillimisht janë regjistruar dhe më pas kanë kryer pagesën përkatëse për kategorinë e dëshiruar.
Mënyra e pagesës së biletave ishte e përshtatshme edhe për personat që kishin një llogari bankare por edhe për ata që nuk e dispononin një të tillë.
EasyPay ofron disa metoda alternative pagesash duke përmendur këtu Butonin EasyPay për të gjithë përdoruesit e aplikacionit EasyPay; Visa Mastercard pë rata që dëshirojnë të paguajnë nëpërmjet një karte debiti apo krediti, si dhe fizikisht tek agjentët EasyPay duke u pajisur me kodin përkatës nëpërmjet sistemit ticket.easypay.al dhe duke u paraqitur në një pikë për të paguar cash.
Eventet në EasyPay vijojnë dhe gjithnjë e më shumë tregtarë të rinj i bashkohen platformës së parë të pagesave online në Shqipëri, duke ndjerë lehtësitë që EasyPay ofron dhe duke u kthyer në një mënyrë alternative dhe shumë lehtësuese për këdo që organizon një aktivitet dhe ka nevojë për të shitur biletat përkatëse.
Teknologjia e dedikuar dhe përkushtimi për çdo event që merret përsipër nga EasyPay, tregon edhe njëherë seriozitetin dhe angazhimin që ofrohet por edhe transparencën dhe sigurinë për të kryer pagesat e dëshiruara.
Veç kësaj, nuk mund të lihet pa përmendur se në aplikacionin EasyPay ndodhen mbi 35 shërbime të cilat mund të paguhen vetëm me disa klikime, pa humbur kohë dhe pa pritur në radhë.
Ndërkohë duke përmbyllur një event me sukses, të tjerët na presin ne por edhe ju, pasi kjo verë është e mbushur me muzikë dhe argëtim.
Alpha Show vjen me 14 gusht në sheshin Nënë Tereza dhe biletat i gjeni duke klikuar në ticket.easypay.al dhe nëse doni të siguroni vendin, nxitoni pasi numri i biletave është i limituar.
Nëse jeni adhurues i muzikës alternative atëherë ju vjen në ndihme eventi “The Shell”, nga “Ministry of Events” i cili sjell koncertin me muzikë alternative në Dhërmi me datë 11 gusht dhe biletat dini ku ti gjeni.
Ne do të jemi aty, ju presim!