EasyPay pjesë e panelit të konferencës organizuar nga Banka e Shqipërisë: ‘Modernizimi i sistemeve të pagesave me vlerë të vogël’, krahas përfaqësuesve nga banka qendrore të rajonit, Banka Botërore, Shoqata Shqiptare e Bankave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.
Tregu i sistemeve me vlerë të vogël po përballet gjithnjë e më shumë me zhvillimet teknologjike. Zhvillimet e pagesave në kohë reale, portofolët digjitalë apo pagesat me celular po bëhen një përditshmëri. Këto zhvillime kërkojnë ndërhyrje rregullative dhe infrastrukturore për të dhënë kontributin e duhur në ekonominë e vendit.
Në kushtet kur shumica e aspekteve të jetës së përditshme po digjitalizohen dhe automatizohen, modernizimi i sistemeve të pagesave bëhet edhe më i rëndësishëm, EasyPay qëndron i pari në mbështetjen dhe ofrimin e këtyre shërbimeve kjo u shpreh qartë edhe gjatë zhvillimit të konferencës.
Sot evidentohet se promovimi i digjitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrumente, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë, mënyrë me të cilën operon dhe EasyPay.
Nga Megi Milo