EasyPay organizon seminarin “Pagesat Elektronike në Shqipëri” me studentët ekselentë të IT-së dhe biznesit. Në këte seminar u diskutua për mundesitë, sfidat e E-commerce dhe të pagesave elektronike në Shqipëri. Studentët u njohën me aktivitetin e EasyPay, produktet dhe shërbimet e ofruara, mënyrat e regjistrimit si klientë dhe si kryhen pagesat. Gjatë këtij prezantimi, pati një interes të madh nga të pranishmit dhe kjo u vu re nga pyetjet dhe komente që u bënë për gjatë gjithë kohës së seminarit.