Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Prezantohet studimi i Bankës Botërore për financimin e ndërmarrjeve

Në datën 10 korrik 2018, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u organizua workshop-i i përbashkët i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore me temë “Financat për rritje ekonomike”. Workshop-i u përqendrua në prezantimin e studimit të Bankës Botërore “Aksesi në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”.

Ekspertët e Bankës Botërore kanë hartuar një raport të hollësishëm diagnostikimi dhe rekomandimesh mbi bazën e këtij studimi, i cili analizon mjedisin ekonomik ku zhvillojnë aktivitet ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

Raporti do të shërbejë si një platformë për politikëbërësit dhe rregullatorët vendas gjatë hartimit të programeve mbështetëse për financimin dhe zhvillimin e këtij sektori mjaft të rëndësishëm për ekonominë.

Workshop-i u pasurua me kontributin e një paneli diskutues nga sektori i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, institucionet financiare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Pjesë e panelit ishte dhe Linda Shomo, CEO dhe themeluese e EasyPay.

Nga Megi Milo

July 10, 2018
×
en_USEnglish