Main Office
Ismail Qemali Street, Object Nr.30
Entrance 7, 3rd Floor, Tirana, Albania
Customer Care
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Follow us on:

Are you passionate about FinTech and you want to contribute to our blog?

Fill out the form and upload your article in word format.

Click here to upload your file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

“Reflektim”- Koncerti Artistik i Anxhela Peristeri

Post Event

Anxhela Peristeri njihet për produksionet e saj të suksesshme muzikore. Ajo njihet për zërin e saj karakteristik dhe gjithë energjinë që përcjell me këngët e saj në performancat Live.

Por së fundmi, ajo erdhi me një surprizë për gjithë fansat. Këngëtarja mbajti koncertin e saj recital të titulluar “Reflektim”, për herë të parë tek Qenda Kulturore, Katedralja Ortodokse në 15 nëntor.

Nën emrin ‘Reflektim’ këngëtarja e njohur mblodhi të gjithë dashamirësit e muzikës së mirë në një mbrëmje speciale ku këndoi të gjitha këngët e repertorit të saj shumëvjeçar.

Baladat që e kanë bërë të njohur emrin e saj ndër vite, emocionuan publikun, ndërsa këngët ritmike i bënë të gjithë të kërcejnë.

EasyPay mundësoi për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e kengëtares së mirënjohur Anxhela Peristeri. Gjithashtu në bashkëpunim me Connext, ruajti ekskluzivitetin për shitjen e biletave online dhe tek agjentët për koncertin artistik “Reflektim”.

 

 

Lançimi i bashkëpunimit

“Pas një periudhe të gjatë Reflektimi Artistik më në fund puna dhe mundi i një grupi të madh është shumë afër. Më 15 Nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse ju pres të gjithëve për të ndarë me mua momente emocioni dhe dashurie!”- Një ftesë e ngrohtë nga Anxhela Peristeri.

Nga dita e sotme,  EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e kengëtares së mirënjohur Anxhela Peristeri. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin  artistik “Reflektim”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen http://www.pentagrami.al ose direkt në http://bit.ly/peristeriep  ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni platean, vendin se ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini. Opsionet që EasyPay mundëson për blerjen janë tre:

  • Në çdo pikë EasyPay në të gjithë Shqipërinë, ku agjenti jonë ju kryen të gjithë proçedurën e rezervimit dhe blerjes së biletës.
  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa ose MC – Nëse jeni kartëmbajtës Visa ose MasterCard, mund të paguani direkt nga karta juaj.

 

October 26, 2018
×
en_USEnglish