Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Inter Club Run 2025 me EasyPay

Maratona e parë për vitin 2025 do të zhvillohet më 13 Prill 2025 dhe organizohet nga Inter Club Albania, klubi më i madh i huaj zyrtar i tifozëve të Interit në botë. Ky event unik përfshin një garë 5K për të rritur dhe një garë 1K për fëmijë, duke e kthyer atë në një festë të vërtetë për sportin dhe komunitetin zikaltër.

EasyPay ka kënaqësinë të ofrojë platformën e saj të pagesave për blerjen e biletave të të gjithë pjesëmarrësve, duke siguruar një proces të shpejtë dhe të thjeshtë regjistrimi.

Një event me vlera të forta

Inter Club Run ka një mision të qartë për të promovuar sportin dhe jetën aktive në komunitetin Shqiptar, për të forcuar lidhjen mes tifozëve dhe klubit Inter dhe për të sjellë një mesazh solidariteti, përfshirjeje dhe barazie. E gjithë kjo bazohet në sloganin e Interit “Brothers of the World” dhe vlerat që ky klub promovon.

Bashkëpunim direkt me FC Internazionale Milano

Ky event ka mbështetjen dhe bashkëpunimin zyrtar të FC Internazionale Milano nëpërmjet Centro Coordinamento Inter Club (CCIC), duke e bërë Inter Club Run një ngjarje ekskluzive me vizibilitet të garantuar. Klubi i Interit do të jetë i pranishëm përmes dy përfaqësuesve zyrtarë dhe ish-lojtarit legjendar Andrea Ranocchia, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes Interit dhe tifozëve të saj në Shqipëri.

EasyPay – Më shumë mundësi për të gjithë

EasyPay, si një mbështetës i madh i sportit, ofron alternativa të ndryshme pagese, duke e bërë regjistrimin më të thjeshtë dhe të aksesueshëm për të gjithë. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin mes tre metodave të pagesës, duke përshpejtuar dhe lehtësuar procesin e regjistrimit.

Si të marrësh pjesë?

  1. Për të nisur regjistrimin tuaj në maratonë, vizitoni: Regjistrohu
  2. Zgjidhni kategorinë tuaj të vrapimit: Pasi të merrni informacionin e duhur rreth maratonës, konfirmoni pjesëmarrjen dhe vijoni me formularin e regjistrimit si InterClub Runner ose Inter Club Hero Runner.
  3. Plotësoni të dhënat tuaja: Në formular do t’ju kërkohet të plotësoni të dhënat personale dhe, pasi të siguroheni për saktësinë e tyre, vijoni me metodat e pagesës nga EasyPay.
  4. Finalizoni pagesën me metodën që ju përshtatet:
    • Online: Paguani menjëherë me kartën tuaj bankare ose me portofolin elektronik EasyPay.
    • Pagesa cash: Paguani me para në dorë në një prej 550 pikave EasyPay kudo në Shqipëri.
  5. Përfundoni regjistrimin: Pas përfundimit të procesit, do të merrni një konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në maratonën Inter Club Albania 2025.

Ky është një moment i veçantë dhe një mundësi për t’u bërë pjesë e një ngjarjeje sportive ndërkombëtare. Maratona është një sfidë për veten dhe një kujtim i paharrueshëm.Bashkohu me komunitetin zikaltër!

28 Mars, 2025
×
sqShqip