Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Bashkohu në EasyPay

Bëhuni pjesë e familjes EasyPay

Si të bëheni pjesë e EasyPay në disa hapa

1
Shkarko
2
Regjistrohu
3
Rimbush
llogarinë
4
Paguaj dhe
dërgo para

1. Shkarko në App Store ose Play Store

Aplikacioni EasyPay përshtatet në çdo platformë.

Klikoni "Shkarko Tani" për të shkarkuar aplikacionin direkt nga App ose Play Store.

Shkarko Tani

2. Regjistrohu në më pak se 3 minuta

1. Zgjidhni kredencialet

Zgjidhni ‘Krijo një llogari falas’ dhe ndiqni hapat:
Vendosni adresën tuaj e-mail
Krijoni një fjalëkalim
Vendosni numrin tuaj shqiptar të telefonit
Konfirmoni ‘Termat dhe Kushtet’
Klikoni ‘Vazhdo’

2. Verifikoni numrin e celularit

Një kod 4-shifëror do të dërgohet me SMS në numrin tuaj celular.
Vendosni kodin që ju është dërguar me SMS.
Klikoni ‘Vazhdo’ për të verifikuar numrin e celularit ose ridërgo kodin përsëri.

3. Verifikoni adresën e-mail

Një link do të dërgohet në adresën tuaj e-mail.
Klikoni link-un që ju është dërguar në e-mail për t'u verifikuar.
Rikthehuni përsëri në aplikacion dhe klikoni ‘Vazhdo’.
Kontrolloni Spam/Junk nëse nuk shihni e-mail-in!

4. Ngarkoni mjetin tuaj të identifikimit

Zgjidhni “EasyScan” për të skanuar informacionet e mjetit të identifikimit. Në këtë rast informacionet ngarkohen automatikisht dhe ju mund të kaloni në hapin e radhës.
Në rast se zgjidhni opsionin ‘Ngarko’ për të ngarkuar një foto të mjetit të identifikimit, ju lutem plotësoni si më poshtë:
Numrin personal të identifikimit (ID)
Datën e skandencës së mjetit të identifikimit
Klikoni ‘Ngarko’

5. Plotesoni të dhënat personale dhe përfundoni regjistrimin

Emrin e plotë dhe atësinë
Vendbanimin
Adresën
Datëlindjen
Gjininë
Klikoni ‘Përfundo regjistrimin’ për të krijuar llogarinë EasyPay.

Tani ju jeni pjesë e familjes

EasyPay

3. Rimbush llogarinë

Rimbushni me kartë Visa ose MasterCard

Shkoni tek ‘Rimbush me kartë’.

Vendosni vlerën në Lek që doni të shtoni në llogarinë tuaj EasyPay
Klikoni ‘Kredito’

Ju do të drejtoheni tek faqja ndërlidhëse bankare ku duhet të plotësoni
të dhënat personale të kartës suaj. Ndiqni hapat dhe në fund klikoni
‘Konfirmo’ dhe llogaria juaj do të rimbushet me shumën që keni
përzgjedhur.

Rimbushni nga llogaria bankare

Shkoni tek ‘Rimbushni nga llogaria bankare’

Nëse keni një llogari në BKT:
Firmosni kontratën “E-Collection” për individ pranë degës më të afërt.
Plotësoni numrin e klientit (kodin CIF) në aplikacion dhe klikoni ‘Konfirmo’.
Brenda 24 orëve do të kryhet verifikimi dhe lidhja e llogarisë tuaj me EasyPay.

Nëse keni një llogari në Union Bank:
Klikoni logon e Union Bank dhe do t’ju shfaqet një kod 6-shifror.
Paraqisni kodin 6-shifror pranë degës më të afërt.
Plotësoni numrin e klientit (kodin CIF) në aplikacion dhe klikoni ‘Konfirmo’.
Tashmë llogaria juaj bankare është e lidhur me EasyPay.

Pas lidhjes së llogarisë bankare me llogarinë EasyPay:
Klikoni tek një nga bankat BKT ose Union Bank.
Plotësoni shumën me të cilën doni të kreditoni llogarinë EasyPay.
Prisni SMS verifikues nga EasyPay dhe konfirmoni rimbushjen e llogarisë.

Nuk keni llogari bankare?

Gjeni në hartë pikën më të afërt EasyPay ose aktivizoni aksesin e vendndodhjes në
cilësimet e celularit. Do ju shfaqen pikat EasyPay që ndodhen më pranë jush.

Më pas,

Shkoni tek pika më e afërt.
Jepni emrin e përdoruesit të llogarisë suaj EasyPay
Paguani shumën që do të rimbushni me “Cash” (para në dorë) dhe llogaria juaj do të
rimbushet me të njëjtën vlerë në kohë reale

4. Paguaj detyrimet dhe dërgo para

Paguani detyrimet

Pasi të keni rimbushur llogarinë tuaj EasyPay, zgjidhni detyrimet
që dëshironi të paguani.

Listën e plotë të shërbimeve që mund të paguani e gjeni këtu.

Transferta kombëtare me EasyTransfer

EasyPay sjell zgjidhje për transfertat e menjëhershme në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet EasyTransfer.

EasyTransfer mundëson transferta momentale të parave (instant payment) nëpërmjet celularit dhe rrjetit të agjentëve EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë, vizitoni faqen e dedikuar për EasyTransfer.

Keni harruar ose doni të ndryshoni fjalëkalimin?

Vendosni emrin e përdoruesit në fushën e kërkuar dhe klikoni "Rivendos"
Ju do të njoftoheni me email mbi mënyrën e ndryshimit të fjalëkalimit.

Në email-in e dërguar, klikoni butonin “Krijo fjalëkalimin e ri”.

Vendosni fjalëkalimin i ri dhe konfirmojeni përsëri në fushën e dytë.

Kujdes: Ndiqni rregullat e fjalëkalimit

Klikoni ‘Konfirmo’

Kam harruar fjalëkalimin dhe nuk kam akses në llogari

Hyni në aplikacion dhe klikoni ‘Keni harruar fjalëkalimin’

Zgjidhni 3 pikat lart në të djathtë të ekranit.

Zgjidhni ‘Ndrysho fjalëkalimin’

Vendosni fjalëkalimin e vjetër, zgjidhni si dhe konfirmoni një fjalëkalim të ri

Kujdes: Ndiqni rregullat e fjalëkalimit

Klikoni ‘Ndrysho’

Dua të ndryshoj fjalëkalimin

Për të ndryshuar fjalëkalimin pasi gjendeni brenda në aplikacion

×
sqShqip