Linda Shomo është themeluese dhe CEO e EasyPay, një platformë elektronike pagesash në Shqipëri. Linda ka një eksperiencë të provuar në drejtim dhe mbi 23 vite eksperiencë në teknologji dhe informacion, 17 prej të cilave në sektorin financiar. Përpara se të themelonte EasyPay, Linda ka mbajtur role menaxhimi IT në institucione të ndryshme globale si American Bank of Albania, Western Union, First Data International etj. Ajo është një prej femrave të pakta themeluese dhe drejtuese në sektorin FinTech në Ballkan.
Ardit Mero është zëvendës drejtues ekzekutiv në EasyPay dhe vjen nga një eksperiencë e pasur në sektorin IT. Në një periudhë të shkurtër, Arditi arriti të fillojë karrierën e tij si specialist IT në EasyPay duke u promovuar më pas në pozicionin aktual si pjestar i stafit menaxhues, gjë që pasqyron një shembull frymëzues për të rinjtë në vend. Ai është gjithashtu një nga fituesit e Imagine Cup Microsoft Albania 2013 dhe është i diplomuar me master shkencor në Inxhinieri Informatike.
Stela Shkodrani është drejtuesja e operacioneve në EasyPay. Ajo është një profesioniste me eksperiencë dhe pervojë të gjatë në industrinë e telekomunikacionit dhe në industrinë financiare, specifikisht në fushën e pagesave online dhe revolucionin FinTech. Stela mban një diplomë akademike të fokusuar në Financë dhe Ekonomi Ndërkombëtare nga Kolegji i mirënjohur i Dartmough në USA.
Marjo Deda është drejtuesi i shitjeve në EasyPay. Karrierën në EasyPay, Marjo e nisi në 2012 si menaxher shitjesh dhe nga 2016 ai mban pozicionin e drejtuesit të shitjeve. Marjo vjen nga një përvojë e gjatë në menaxhimin e shitjeve dhe në industrinë e telekomunikacionit. Ai mban një diplomë në Marrëdhënie me Publikun nga një universitetet jo publik në Shqipëri.
Teuta Nuri është drejtuesja e financës në EasyPay. Ajo vjen nga një eksperiencë dhe përvojë e gjatë në industrinë e mediave vizive. Teuta ka një profil solid financiar dhe mban një diplomë akademike në Administrim Biznesi nga Universiteti i Biznesit dhe Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë, Zvicër.
Jonida (Këllezi) Cako është drejtuesja e marketingut në EasyPay. Ajo vjen nga një përvojë e gjatë në botën akademike, si lektore dhe si menaxhere e departamentit të marketingut dhe komunikacionit të një universiteti jo publik në Shqipëri si dhe nga eksperienca të mëparshme me agjensi komunikacioni dhe startup-e. Jonida mban titullin Doktor e Shkencave Ekonomike nga një universitet jo publik në Shqipëri dhe studimet BA dhe MA nga Universiteti i Sheffield.