Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Larg, por Gjithmonë Afër me EasyPay dhe Ria

Ka diçka të shenjtë në mbledhjen rreth tryezës. Është ai çast i ngrohtë ku aroma e ushqimit përzihet me të qeshurat, ku përqafimet bëhen më të forta dhe bisedat nuk kanë nevojë për kohë që të rifillojnë. Është momenti kur ndihesh i plotë — sepse je me të dashurit e zemrës, në vendin tënd, në shtëpinë tënde! 

Por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Prej vitesh, emigracioni ka ndarë shumë familje shqiptare. Shkaqet janë nga më të ndryshmet — kërkimi për një jetë më të mirë, arsimi, puna, dashuria. Dhe shpesh, festat bëhen jo vetëm periudha më të bukura të vitit, por edhe ato më mallëngjyese. Kur dikush mungon në tryezë, mungon shumë më shumë se sa një vend i zbrazët. 

Në situate të tilla, paratë që transferohen nga shqiptarët në drejtim të Shqipërisë janë më shumë se një mbështetje ekonomike — ato janë një shprehje dashurie. Janë mënyra për të thënë “jam aty me ju“, edhe kur jemi mijëra kilometra larg.  

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2023, rreth 23% e familjeve shqiptare ishin të varura nga këto dërgesa janë mbështetur nga dërgesat e parave (remitancat), dhe në vitin 2024, remitancat arritën nivelet më të larta ndër vite. 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 drejt Shqipërisë janë dërguar mbi 1.05 miliardë euro remitanca, me një rritje prej 12.5% krahasuar me vitin 2023.  

Arsyet e kësaj rritje mund të jenë të ndryshme, një ndër to mund të jetë edhe fakti se në vitin 2023, sipas Eurostat, rreth 75 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së.  

Një tjetër faktor që mendohet se ka ndikuar në këtë rritje është edhe ulja e kostove të transferimit të parave dhe ofertat e ndryshme që kryhen nga operatorët e transfertave të parave, të cilat inkurarojnë  përdorimin e kanaleve formale për transferimin e fondeve, siçc është edhe EasyPay – Ria Money Transfer si një kanal i shpejtë dhe i sigurtë.  

Këtë Pashkë, EasyPay dhe Ria janë pranë çdo shqiptari që dëshiron të dërgojë një kujtim, një ndihmë, një dhuratë për familjarët e tij. Sepse e kuptojmë sa rëndësi ka të bësh dikë të ndjehet i kujtuar, i dashur, i përfshirë — edhe në distancë! 

Për të sjellë një buzëqeshje më shumë në këtë festë, nga data 16 deri më 23 Prill 2025, rikthejmë ofertën me 0% komision për 100 klientë fatlumë. Mjafton të kryeni një dërgesë parash në një prej +550 pikave EasyPay – Ria në të gjithë Shqipërinë, dhe automatikisht hyni në shortin për të përfituar kodin tuaj pa komision. Fituesit e përzgjedhur do të kenë mundësi të përdorin kodet e tyre deri në fund të vitit. 

10 Prill, 2025
×
sqShqip