Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Afatet e pagesave tatimore janë “pas derës” 

Në Shqipëri, çdo muaj është një garë me kohën për sipërmarrësit. Bizneset e vogla dhe të mesme përballen me fatura, klientë, inventar, por mbi të gjitha… me afatet tatimore. Dhe nuk ka asgjë më stresuese sesa kalendari i muajit që të shikon kërcënueshëm, duke të kujtuar detyrimet e radhës. 

Imagjino një ditë të zakonshme pune. Eshtë pasdite e vonë, njoftimet e shumta në telefon për ato që ende duhet të bësh dhe në tryezën tënde ka më shumë dosje sesa hapësirë! Dhe papritur, mes gjithë kësaj zhurme mendimesh, të godet një pyetje e vetme: “A bëra pagesën e tatimeve?” 

Tatimi në Burim ka afatin e tij — data 15 e çdo muaji.  

Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore duhet të paguhen deri më 20.  

Dhe pastaj ka edhe detyrime të tjera që ndryshojnë sipas kategorisë së aktivitetit. Afate që nuk falin. Nëse i harron, pasohen nga penalitete, kamatëvonesa dhe shumë shqetësime të tjera… 

Por, pikërisht në këtë situatë që për shumë biznese është tepër e njohur, shfaqet dikush që ta thjeshton ditën: agjenti EasyPay. 

Në vend që të gjesh kohë për të pritur në radhë, të merresh me procedura apo të ndjekësh dokumente nëpër portale të ndryshme, ti hyn në një pikë EasyPay: dhe aty gjithçka bëhet thjesht. Agjenti që të pret është ai njeri që, ndryshe nga koha, nuk të vrapon para syve. Ai të pyet çfarë shërbimi ke nevojë, kontrollon detajet, të udhëzon dhe brenda pak minutash kryen pagesën. Nuk ka formulare të pafundme, nuk ka panik për të gjetur “seksionin e duhur”, vetëm një veprim i thjeshtë. Pagesa kryhet, dhe ti del prej andej me konfirmimin në dorë. Stresi ikën. 

Nëpër pikat EasyPay, bizneset mund të kryejnë Tatimin në Burim, TVSH-në, Tatimin e Fitimit, pagesat për Thesarin e Shtetit, si edhe më shumë se 80 shërbime të tjera financiare e institucionale. Dhe ajo që e bën edhe më të lehtë, është fakti se ka mbi 560 pika EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Praktikisht, ka gjithmonë një pikë pranë teje — pranë zyrës tënde, pranë shtëpisë, madje edhe në rrugën ku pi kafen e mëngjesit. 

Agjentët EasyPay nuk janë vetëm operatorë transaksionesh. Ata janë kujtuesit e tu personalë për afatet. Nëse ndonjëherë i harron, ato të rikujtojnë: “Data 15 është afati i tatimit në burim”“Data 20 është për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”. Ajo çfarë tek të tjerët është stres, tek EasyPay është rutinë dhe organizim. 

Shumë sipërmarrës e kanë kuptuar tashmë se pagesat tatimore nuk janë thjesht detyrim ligjor. Janë pjesë e menaxhimit të shëndetshëm të biznesit. Dhe kur i bën në kohë, ke një gjë më pak për t’u shqetësuar. Më shumë energji për të menduar strategji, për t’u marrë me klientët, për të rritur të ardhurat. 

Në fund të ditës, të respektosh afatet nuk do të thotë vetëm të shmangësh penalitetet. Do të thotë të mbyllësh muajin me mendjen e qetë. 

EasyPay e kupton këtë. Prandaj dhe slogani i tyre nuk është rastësisht: 

EasyPay — krijojmë lehtësi. 

10 Nëntor, 2025
×
sqShqip