Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Maratona e Tiranës 2026: Për të 10-in vit radhazi, regjistrimet ekskluzivisht me EasyPay

Më 25 tetor 2026, Tirana mirëpret edicionin e 10-të të Maratonës së Tiranës, eventit më të madh sportiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës, që prej një dekade ka kthyer kryeqytetin në pikëtakimin e mijëra vrapuesve nga Shqipëria dhe mbarë bota.

Edicioni i kaluar mirëpriti mbi 5,000 pjesëmarrës, duke shënuar një tjetër rekord pjesëmarrjeje dhe duke konfirmuar Maratonën e Tiranës si një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme në rajon. Për këtë jubile, organizatorët presin një pjesëmarrje edhe më të madhe, me atletë profesionistë, vrapues amatorë dhe entuziastë të sportit që do t’i bashkohen garës nga vende të ndryshme të botës.

Më shumë se një garë, Maratona e Tiranës është një festë e qytetit. Ajo promovon një stil jetese aktiv, bashkon komunitete të ndryshme, nxit turizmin sportiv dhe e prezanton Tiranën si një qytet modern, mikpritës dhe të hapur ndaj eventeve ndërkombëtare.

10 vite partneritet mes EasyPay dhe Maratonës së Tiranës

Edhe këtë vit, ashtu si në çdo edicion të mëparshëm, EasyPay është krenar të mbështesë organizatorët e Maratonës së Tiranës duke ofruar platformën zyrtare të pagesave dhe regjistrimeve.

Për të 10-in vit radhazi, regjistrimet dhe pagesat për pjesëmarrje kryhen ekskluzivisht përmes EasyPay, duke u dhënë mundësi të gjithë pjesëmarrësve të zgjedhin mënyrën që u përshtatet më shumë:

  • online, nga kudo që ndodhen;
  • klientët e aplikacionit EasyPay e gjejnë butonin e Maratonës së Tiranës brenda në app 
  • fizikisht, në një nga mbi 580 pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Ky është një shembull konkret i mënyrës se si EasyPay sjell shërbime financiare të aksesueshme për të gjithë, duke kombinuar kanalet dixhitale me rrjetin fizik të agjentëve në të gjithë vendin.

Si të regjistroheni?

Regjistrimi është i thjeshtë dhe mund të kryhet në pak hapa.

Opsioni 1 – Regjistrim online

Vizitoni platformën ticket.easypay.al, e aksesueshme nga çdo pajisje me internet.

Procesi përfshin:

  1. Zgjidhni kategorinë ku dëshironi të merrni pjesë.
  2. Plotësoni formularin e regjistrimit me të dhënat tuaja personale.
  3. Kryeni pagesën online.
  4. Merrni konfirmimin e regjistrimit në adresën tuaj të email-it.

Platforma është e disponueshme 24/7 dhe mund të përdoret nga çdo vend.

Opsioni 2 – në aplikacionin EasyPay

Të gjithë klientët e aplikacionit EasyPay e gjejnë butonin e Maratonës së Tiranës në kategorinë e pagesave. Mjafton të klikojnë aty, të plotësojnë të dhënat e kërkuara dhe të finalizojnë pagesën me balancën e tyre elektronike të llogarisë së pagesës.

Nëse nuk jeni klient i aplikacionit, shkarkoni tani falas dhe finalizoni regjistrimin tërësisht online në vetëm 3 minuta dhe shijoni lehtësinë e pagesave në aplikacion.

Opsioni 3 – Regjistrim në një pikë EasyPay

Nëse preferoni të paguani me para në dorë ose dëshironi asistencë gjatë procesit, mund të paraqiteni në çdo pikë EasyPay në Shqipëri.

  • plotësimin e regjistrimit në faqen online;
  • Gjeneroni kodin e pagesës
  • paraqituni në një pikë fizike brenda 48 orëve nga gjenerimi i kodit
  • kryerjen e pagesës;
  • merrni biletën në adresën tuaj elektronike.

Rrjeti i EasyPay shtrihet në të gjithë vendin, përfshirë zonat ku përdorimi i shërbimeve financiare dixhitale është ende i kufizuar. Pikërisht për këtë arsye, agjentët EasyPay luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi të thjeshtë dhe të aksesueshëm për çdo qytetar.

Përveç rrjetit të pikave fizike, EasyPay ofron edhe një shërbim të dedikuar të kujdesit ndaj klientit për t’ju asistuar gjatë gjithë procesit të regjistrimit. Ndaj, nëse hasni vështirësi gjatë pagesës ose regjistrimit, ekipi ynë është në dispozicion për t’ju ofruar ndihmë dhe për të siguruar që aplikimi juaj të përfundojë me sukses.

Bëhuni pjesë e Maratonës së Tiranës 2026

Pavarësisht nëse synoni të sfidoni veten në garë apo të përjetoni atmosferën unike të eventit më të madh sportiv në kryeqytet, regjistrimi juaj fillon me EasyPay.

Vizitoni ticket.easypay.al ose drejtohuni në pikën EasyPay më të afërt dhe siguroni vendin tuaj në edicionin jubilar të Maratonës së Tiranës 2026.

3 Gusht, 2026
×
sqShqip