Zyrat Qendrore
Njesia Administrative Nr.5, Rruga Vëllezërit Hobdari
Godina Nr 15, Tiranë Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Nga turisti që paguan me telefon te familja që dërgon para në Europë: Brenda eksperiencës figitale të EasyPay

Nuk ka më vetëm një mënyrë për të menaxhuar paratë

Ka një moment që çdo udhëtar e njeh. Mbërrin në një vend të ri dhe pyetja e parë nuk është më “Ku mund të tërheq para?”, por “Si mund të paguaj?”. Në të njëjtën kohë, një familje në Shqipëri paguan faturat mujore, një biznes bën pagesat e përditshme dhe dikush tjetër dërgon para për një të afërm jashtë vendit.Nevojat janë të ndryshme, por pritshmëria është e njëjtë: gjithçka të funksionojë pa pengesa.Pikërisht këtu po ndryshon mënyra se si e shohim financën personale.

Nga një funksion, te një eksperiencë

Për vite me radhë, aplikacionet financiare janë ndërtuar rreth një funksioni të vetëm: pagesa, transferta ose këmbim valutor. Por jeta reale nuk funksionon kështu.Një ditë paguan një faturë. Të nesërmen dërgon para. Pasdite bën një këmbim valutor. Më pas menaxhon llogaritë e tua. Dhe kur udhëton, pret të kesh të njëjtën eksperiencë, pa marrë parasysh ku ndodhesh. Kufijtë mes këtyre shërbimeve po zhduken.

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e një ekonomie pa kufij

Turizmi po rritet. Shqiptarët udhëtojnë më shumë. Diaspora është më pranë se kurrë. Bizneset punojnë çdo ditë me partnerë jashtë vendit. Kjo do të thotë se edhe mënyra si menaxhojmë paratë duhet të evoluojë. Nuk mjafton më vetëm të paguash. Duhet të jesh në gjendje të lëvizësh mes monedhave, të menaxhosh llogaritë e tua, të kryesh pagesa dhe transferta nga i njëjti vend, pa kaluar nga një aplikacion te tjetri.

Digital kur e do. Fizik kur të duhet.

Shqipëria ka një veçori që nuk mund të injorohet. Ka përdorues që preferojnë çdo gjë nga telefoni. Të tjerë duan ende sigurinë e një pike fizike. Dhe shumica përdorin të dyja, në varësi të momentit.Prandaj ne besojmë te një eksperiencë figitale.Një eksperiencë ku aplikacioni dhe rrjeti fizik nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin, por plotësojnë njëri-tjetrin.Ku mund të paguash një faturë nga telefoni në mëngjes dhe, nëse ke nevojë, të marrësh asistencë në një pikë EasyPay pasdite.Sepse teknologjia duhet t’i përshtatet njerëzve, jo e kundërta.

Çfarë po ndërtojmë?

Po ndërtojmë një eksperiencë ku financat nuk ndahen më në pjesë të veçanta. Një vend ku mund të:

  • menaxhosh llogaritë e tua;
  • kryesh këmbime valutore;
  • bësh pagesa për shërbimet e përditshme;
  • realizosh transferta;
  • dhe të zgjedhësh vetë nëse do ta bësh këtë në mënyrë digjitale apo përmes rrjetit fizik EasyPay.

Sepse për ne, inovacioni nuk është të shtosh sa më shumë funksione.Është t’i bësh ato të funksionojnë së bashku.

Ky është vetëm fillimi.

Gjatë 15 viteve të fundit kemi ndërtuar mënyra më të thjeshta për të paguar.Tani po ndërtojmë diçka më të madhe.Një eksperiencë financiare që bashkon atë që njerëzit përdorin çdo ditë, në një platformë të vetme.Sepse e ardhmja nuk është vetëm digjitale.

Është figitale.

6 Gusht, 2026
×
sqShqip