Tashmë klientët e EasyPay mund të depozitojnë dhe të tërheqin para nga llogaria e tyre e transfertës në çdo pikë EasyPay, në lekë ose euro. Një shërbim që lidh botën e cash-it me atë dixhitale dhe u jep shqiptarëve më shumë mënyra për të menaxhuar paratë e tyre. Për shumë shqiptarë, cash-i është ende pjesë e përditshme e jetës. Ka nga ata që preferojnë t’i marrin të ardhurat në cash, nga ata që marrin para nga familjarët dhe nga ata që thjesht zgjedhin t’i kenë paratë në dorë për shpenzimet e përditshme.
Në të njëjtën kohë, pagesat, transfertat dhe shërbimet financiare po kalojnë gjithnjë e më shumë në telefon. Por çfarë ndodh kur këto dy botë bashkohen?
EasyPay e bën të mundur!
Me shërbimin e ri, klientët mund të depozitojnë para fizike / cash në llogarinë e tyre të transfertës në EasyPay përmes pikave fizike të rrjetit dhe, kur të kenë nevojë, t’i tërheqin përsëri paratë në cash.
Pra, nuk ka më nevojë të zgjedhësh mes “parave në aplikacion” dhe “parave në dorë”.
I ke të dyja. Dhe i përdor sipas nevojës.
Nga gushti i këtij viti, aplikacioni EasyPay nuk është më vetëm një aplikacion pagesash. Klientët kanë në dispozicion llogari dhe balanca në lekë dhe euro, të cilat mund t’i menaxhojnë edhe përmes rrjetit fizik të EasyPay.
Nga cash-i në llogari, në pak hapa
Sipas Marjo Deda, Drejtor i Shitjeve në EasyPay, qëllimi i këtij shërbimi është ta bëjë përdorimin e shërbimeve financiare sa më praktik për klientët.
“Ne e dimë që një pjesë e madhe e klientëve tanë vazhdon ta përdorë cash-in në jetën e përditshme. Prandaj nuk duam ta shohim cash-in dhe dixhitalen si dy alternativa të kundërta. Me këtë shërbim, klienti mund të depozitojë para në llogarinë e tij EasyPay dhe t’i përdorë ato për pagesa, transferta apo transferta në Europë në zonën SEPA. Dhe kur ka nevojë, mund t’i tërheqë përsëri në cash.”
Procesi është i thjeshtë.
Klienti shkon në një nga mbi 600 pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë dhe mund të depozitojë para në balancën e tij të transfertës, në ALL ose EUR.
Për identifikimin përdoren të dhënat e llogarisë së klientit, si përdoruesi, IBAN-i, numri i telefonit ose numri personal.
Edhe më praktik është fakti se depozitimin mund ta kryejë edhe një person tjetër në emër të klientit. Në këtë rast identifikohen të dhënat e personit që kryen depozitimin.
Kështu, cash-i që ke në dorë mund të kthehet në fonde të disponueshme në aplikacion dhe të përdoret për shërbimet financiare që EasyPay ofron për klientët e vet: +100 shërbime pagesash, si utilitetet, taksat e bashkisë, tatimet e thesari, gjobat e makines, etj dhe transferta parash Brenda aplikacionit apo ndërkombëtare, kudo që të afërmit apo partnerët e biznesit ndodhen në zonën SEPA me vetëm 2 euro komision).
Po kur të duhen paratë përsëri në cash?
Edhe këtu rruga funksionon në të kundërt. Nëse klienti ka fonde në llogarinë e tij EasyPay dhe dëshiron t’i përdorë si cash, mund t’i tërheqë në një pikë EasyPay, në lekë ose euro.
Tërheqja mund të kryhet në dy mënyra:
- përmes të dhënave të klientit ose
- përmes një PIN-i të gjeneruar nga aplikacioni. Në rastin e PIN-it, klienti zgjedh shumën dhe monedhën në aplikacion, gjeneron kodin dhe ia jep agjentit në pikën EasyPay për të përfunduar tërheqjen.
Në pak fjalë, rruga është e dyanshme:
Cash → Llogari EasyPay → Pagesa dhe shërbime dixhitale
dhe
Llogari EasyPay → Pikë EasyPay → Cash
PHYGITAL: Kur telefoni dhe pika fizike punojnë bashkë
Ky model sjell një koncept që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në shërbimet financiare: phygital – kombinimi i eksperiencës fizike me atë dixhitale. Sepse jo të gjithë duan t’i bëjnë të gjitha vetëm nga telefoni.
Për shumë njerëz, të kesh një pikë fizike ku mund të shkosh, të flasësh me një agjent dhe të kryesh një veprim me paratë e tua është ende e rëndësishme. Sidomos për ata që nuk kanë një marrëdhënie të fortë me sistemin bankar tradicional, kombinimi i teknologjisë me aksesin fizik mund ta bëjë kalimin drejt shërbimeve dixhitale shumë më të natyrshëm!
Ky është pikërisht modeli që EasyPay po ndërton: një aplikacion dixhital që funksionon së bashku me një rrjet fizik prej mbi 600 pikash në të gjithë vendin.
Në këtë mënyrë, klienti mund të nisë me cash, ta kthejë atë në para dixhitale, të kryejë pagesa apo transferta dhe, kur të ketë nevojë, t’i marrë përsëri paratë në dorë.
Dixhital ose fizik. Ti zgjedh. EasyPay krijon lehtësi.